Shtetet e Bashkuara përfunduan gjatë natës një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane. Veprimet u njoftuan nga Komanda Qendrore, sipas të cilës në sulme u goditën pika të mbrojtjes ajrore, sisteme radarësh, asete detare dhe zona të dedikuara për komunikim.

Shtetet e Bashkuara ndërkohë kanë sulmuar sipas Axios dy cisterna nafte të qeverisë iraniane gjatë valës së fundit të sulmeve. Burime thanë se kjo është hera e parë që forcat e armatosura amerikane godasin cisterna nafte të Teheranit si hakmarrje ndaj sulmeve iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

Nismë është pjesë e strategjisë “cisternë për cisternë”, të miratuar nga Donald Trump për të penguar sulmet në Hormuz.

Raketat dhe dronët iranianë fluturuan si kundërpërgjije kundër objektivave amerikane dhe bazave ku ndodhen forca amerikane në Jordani, Bahrein dhe Irak.

Në Jordani, ushtria raportoi 13 raketa të lëshuara drejt vendit. Irani pretendoi se kishte goditur edhe instalime amerikane në Erbil, në rajonin e Kurdistanit të Irakut si dhe në Kuvajt

Donald Trump reagoi për sulmet e ditëve të fundit duke thënë se ato nuk synojnë të detyrojnë iranin të firmosë një marrëveshje.

“Nuk po përpiqem ta detyroj Iranin të ulet në tryezën e negociatave. Nuk më bëhet aspak vonë nëse ata nënshkruajnë një marrëveshje që, për ta, është e pavlerë. Më pëlqen shumë më tepër pozicioni ynë tani, me kontroll pothuajse të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe me ekonominë e tyre që po shembet plotësisht. Ata thjesht po e zgjasin të pashmangshmen. Kur do të ngrihet populli iranian dhe të luftojë?”, tha Trump.

Teksa zhvilloheshin sulmet në zonën e Ngushticës së Hormuzit trump kërcënoi që Irani të mos reagonte ndaj tyre në të kundërt siç shkroi në Truth nga Irani do të mbetej pak gjë.

Sulmet mes dy vendeve u rikthyen pas disa javëve kur të dyja kishin ndërprerë veprimet militare. Irani akuzon SHBA se nuk e kanë respektuar memorandumin e mirëkuptimit të firmosur në qershor, ndërsa mundësitë bisedime të reja direkte nuk duken në horizont.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:34
Financial Times: Moska po e ndihmon Teheranin të zhvillojë raketa supersonike

Foto e një rakete

Rusia e ka ndihmuar fshehurazi Iranin në zhvillimin e raketave supersonike për vite me radhë, në atë që Financial Times raporton se është një nga transferimet më të rëndësishme të njohura të teknologjisë së përparuar ushtarake midis dy vendeve.

Një investigim nga gazeta britanike, regjistrat e udhëtimit dhe patentat ushtarake, zbuloi se programi sekret, i njohur si C430L, filloi në vitin 2023 dhe mbeti aktiv deri në vitin 2026.

Programi kërkon që specialistët rusë të raketave të ndihmojnë Iranin të zhvillojë një sistem shtytës me raketa ramjet që mund të lejojë që raketat të fluturojnë me shpejtësi shumë të madhe.

Sipas raportit, Irani ka ndërtuar dhe testuar sistemin e shtytjes, por nuk ka prova se një raketë supersonike e ndihmuar nga Rusia është vendosur në të vërtetë. Ekspertët e cituar nga Financial Times thonë se kjo teknologji në të ardhmen mund t'i japë Iranit një aftësi të re për të kërcënuar anijet luftarake amerikane dhe asetet e tjera detare në Lindjen e Mesme.

Programi u organizua nga kompania shtetërore ruse e eksportit të armëve Rosoboronexport dhe përfshinte inxhinierë nga NPO Mashinostroyenia, një nga prodhuesit kryesorë të raketave në Rusi. Dokumentet e klasifikuara të rrjedhura, të para nga Financial Times, tregojnë se inxhinierë të lartë rusë kanë bërë vizita të përsëritura në Iran, kanë analizuar të dhënat nga një provë fluturimi iraniane dhe e kanë këshilluar Teheranin për çështje që lidhen me sistemin e tyre.

Ora 07:58
Media: SHBA goditi 100 objektiva në Iran, përfshirë dy cisterna nafte

Foto: Cisternë nafte në flakë

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar dy cisterna nafte të qeverisë iraniane në valën e fundit të sulmeve, raporton Axios, duke cituar burime që thonë se është hera e parë që ushtria amerikane ka shënjestruar cisternat e naftës të Teheranit në hakmarrje për sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

Sulmi është pjesë e strategjisë "cisternë nafte pas cisterne" të miratuar nga Presidenti Donald Trump për të penguar sulmet ndaj Hormuzit. Një total prej 100 objektivash u goditën gjatë sulmeve.