Irina Shayk i bashkohet fushatës
së Michelle Obamës

Irina Shayk i bashkohet fushatës<br />së Michelle Obamës
Ajo është një nga modelet më të lakmuara në botë falë formave rë saj.

Ndërsa së fundmi Irina Shayk i është bashkuar fushatës së ndërmarrë nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, me pankartën “Bring back our girls”, për gjetjen e vajzave të rrëmbyera nga organizata terroriste islamike e Boko Haramit.

Irina shfaqet provokuese me anë të një fotoje të postuar në Instagram ku pozon me pankartën në duar, ku shkruhet “Na ktheni vajzat tona”.



Yjet botërorë kanë filluar të publikojnë  në Instagram foto, duke u solidarizuar për gjetjen dhe shpëtimin e 200 vajzave të rrëmbyera nga Boko Harami.

Së fundmi, modelja 28-vjeçare u fotografua “topless” në Haëai, gjatë setit për revistën “Sport Illustrated”.

Pas fotove në Hawai, ajo u pa në rrugët e Nju Jork-ut e veshur sportive.

Bukuroshja Shayk kishte veshur një bluzë, ku shkruhej “Tupac Shakur” dhe mbante numrin 96, vit në të cilin ai u vra. 

Ajo mbante në dorë një çantë “Valentino”, flokët i kishte të mbledhura dhe kishte vënë syze të errëta.

Modelja ruse është një ndër më të kërkuarat, për të qenë imazhi i revistave dhe kompanive më prestigjioze.

Dhe e gjitha kjo jot kot, por falë formave dhe bukurisë marramendëse.



(b.tusha/shqiptarja.com)
 
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…