Irinej: Mos e dhëntë Zoti ta
përdorim ushtrinë në Kosovë

Irinej: Mos e dhëntë Zoti ta<br />përdorim ushtrinë në Kosovë
BEOGRAD-Patriarku serb, Irinej, ka shfaqur besimin e tij se pas rastit të trenit, i cili të shtunën u nis nga Beogradi për të mos u lejuar të hyjë në Mitrovicë, duhet të mbizotërojë arsyeja dhe diplomacia.

Sipas tij, duhet gjetur mënyra njerëzore për të kapërcyer këtë situatë.

“Është detyrë e jona të mbrojmë popullin tonë. Më së miri do të ishte që diplomacia dhe arsyeja njerëzore ta bëjë të veten. Mos e dhashtë Zoti ta përdorim ushtrinë. Jemi lodhur nga gjakderdhja. Besoj se të gjithë së bashku do ta shmangim gjakderdhjen dhe të gjejmë një mënyrë njerëzore për të kapërcyer të gjitha”, ka thënë patriarku Irinej për “Kuririn” serb.

“Rasti me trenin tregon se në Kosovë po ndodh gjithçka që ne nuk dëshirojmë, dhe ne nuk dëshirojmë persekutimin e serbëve. Në Kosovë janë të pranishëm shqiptarët, por Kosova është tokë serbe. Serbët duhen mbrojtur”, tha Irinej.  

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë