Ironia e Braçe: Lopët janë shtuar me frymë! Hanë më shumë dhe shtrenjtë! Bujku 'po shtrydhet' nga fermeri

 

Deputeti socialist Erion Braçe në interpelancën e tij me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, ka mbajtur një fjalim me nota ironike. Nga Foltorja e Kuvendit, Braçe tha se sot bujku po “shtrudhet” ne tregtari, pasi sipas tij ky i fundit ka fitime marramendëse, ndërsa për bujkun ajo që ofrohet është një pagë minimaliste. Ai solli në vëmendje edhe deklaratën e bërë për lopët, ku thotë se ka rënë numri i tyre, dnonëse qeveria  e mohon.

“Kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin, vajta ndava njerëzit e zakonshëm nga elita, nxita mos besim ndaj tyre, ngrita popullin nga kokëulur në fushë lart, dhe bëra më shumë kur nxita mosbesim dhe rregullave të lojës që nuk janë, e solla në një platforme që ndan bujqin nga prodhuesi nga një grup tregtarët kartel, kaq kam bërë, pra një person, deputeti që pranon situatën. Fillon me “jemi mirë”, edhe pse gjithë bota ka 2 vite të mira që vetëm në ushqime nuk kufizohet, rritja ekonomike e 3 mujorit të parë për bujqësinë na e konfirmoi, 0.01%, edhe pse krahasimi ishte i padrejtë se u bë krahasimi me 3 mujorin e vitit të kaluar, jo 3 mujorin e fundit, 3% jemi rritur më shumë krahasim me atë të shërbimit, por kjo është e jashtëzakonshme, që jemi rritur, por është sa gjysma e inflacionit, u rrit kostoja e fidanëve, prej TVSH, kostoja e vaditjes, u rrit kostoja e plastmasit, e tubave për vaditje, kostoja e ushqimit të kafshëve, kjo është popullit, lopët kundër elitës që i numëron, i matrikullon, i subvencionin, i numëron prap, ato janë rritur, janë vetëm pa shoqet, hanë më shumë dhe shtrenjtë, tani kanë edhe status, lopët janë shtuar me frymë, po çmimet janë rritur, te bujku jot, te tregtari, qytetari, tregtari po merr shumë, madje 2-3 se bujku kur është në kosto, ose 5 herë më shumë kur është nën kosto, tregtari kapitalisit, bujku është populli, bujku nuk ka për ta kuptuar kurrë se sa shitet produkti I tij, paratë e tij i merr prodhuesi, grumbulluesi, kjo është bujqësia që po vjen, e përqendruar te 200 sipërmarrës të mëdhenj që japin rroga minimale te bujku. Biden një vit më parë nxori një urdhër në 9 korrik 2021, fermerët po shtrydhen nga tregtarët, si rezultat përfitimi I fermerëve ka rënë, Joe Biden është populist, unë sapo u bëra realist”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Braçe nxjerr foton: Luan Baçi me grumbulluesit në Fier fiksojnë çmimin e shalqirit! Fermeri po 'shtrydhet'


B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha