Ironia e Bregut për Bashën: Statuti i vjetër kishte faj, atë e shkarkuam!

Ironia e Bregut për Bashën: Statuti i vjetër kishte faj, atë e shkarkuam!

Majlinda Bregu

Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu ka komentuar me ironi zhvillimet më të fundit në kampin e djathtë të opozitës, pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe miratimit të statutit të ri të PD-së.

Bregu ka cituar disa fjalë të Lulzim Bashës, gjatë fjalimit të mbajtur ptej tij në Kuvendin e PD-së të 2014-s, kur Basha akuzonte partitë si mesjetare, që duheshin reformuar dhe s’duheshin lënë në dorë të kryetarëve.

Bregu del me sarkazëm në përfundimin, se meqë statuti i vjetër e çoi PD-në, në humbjen e 230 mijë votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, ai statut tani u shkarkua.

Nje statut per Kryetar te PD-se!

***

Lulzim Basha- Fjala ne Kuvend Kombetar te PD, 2014❗️❗️❗️

“Ka ende shume institucione ne vendin tone, perfshi shume parti politike, qe funksionojne si kazerma ne sherbim te kryetarit. Ne duhet t’i sfidojme keto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do te perpiqet te modernizoje shoqerine permes modelit te saj.

Ky lidership i ri jep garanci se do të zhvillojnë demokracinë e brëndshme në parti, se do të zbatojë me besnikëri statutin dhe programin e partisë, se do të respektojë diversitetin e mendimit, se do të drejtojë në frymën e kolegjialitetit dhe solidaritetit politik e njerëzor, se do të rrisi mbështetjen e publikut ndaj Partisë Demokratike.”

***

Pasi Statuti i vjeter na coi ne humbje te 230 mije votave, sot mes brohoritjeve u zgjodh Statuti i ri!

Poshte statuti i humbjes!

Rrofte statuti i fitores!

Se mos thote ndonje qe Kryetari nuk ka sfiduar pa reshtur” mbetjet mesjetare” ku Partite sherbejne “si kazerma ne sherbim te Kryetarit!”

Statuti kishte faj, ate e shkarkuam!

Statusi i Majlinda Bregu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 30/04/2018 09:39

    O majlinda bregu të kesh turp ku ishe ti deri dje që salhe kriminel vuri ktë zar lul shal ngjitmin pse e votove ti kur u vu në gar me sokol olldashin ti bashk me zhelefinën e me kompani me astrit palloshin e me benin hecën vet mos ja jepnit votën e sot që ai u nxori juve jasht prej zhelesh ju tani kakarisni pa pushim .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan