Gazetari Mero Baze ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili fliste për ditën e Lirisë së Shtypit dhe radhiste disa problematika, që sipas tij dëmtojnë lirinë e mediave.

Me anë të një postimi në Facebook, Baze shkruan se i vetmi urim që presin gazetarët nga Meta është që ai të mos jetë më president dhe në këtë mënyrë shpëton edhe zëdhënësi i tij, i cili kërcënon gazetarët në emër të një të çmenduri.

‘I vetmi urim që presin gazetarët nga Ilir Meta, në Ditën e Lirisë së Shtypit, është që të mos jetë më president dhe gazetarët të shpëtojnë nga një linçues gazetarësh. Kështu do shpëtoj dhe zëdhënësi i tij, e do ti kthehet jetës normale si gazetar, pa e kërcënuar njeri siç kërcënon ai gazetarët në emër të një të çmenduri’- shkruan Mero Baze.

Në Ditën e Lirisë së Shtypit, Meta ngriti akuza se në Shqipëri  shumica e mediave janë nën censurën e qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.