Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës

TIRANË - Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në 'Frontline Intervieë' qëndrimin e përsëritur të SHBA ndaj figurave non-grata në Shqipëri, duke nënkuptuar edhe një herë tjetër derën e mbyllur ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Spahiu theksoi se i njëjti qëndrim ndaj Berishës do të vijojë edhe me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

'Në politikë nuk ka rastësi. Kur 3 4 fakte bashkohen janë të organizuar. Duhet të kujtoj që çmimi i shpalljes kampion antikorrupsion nuk është i rastësishëm. Është i dyti pas Ardian Dvoranit. Me të njëjtin motiv, njihen si ata të cilët thyen tabunë për të prekur të paprekshmit. Për Berishën dhe Metës. Shumë nuk i pëlqen kjo. Ka shumë që shohin ëndrra me sy hapur. Ka që shohin se Trump mund të rrotulloj politikën shqiptare që mund të heqë dekoratën Trump dhe Dumanit dhe t’ja japi Metës dhe Berishës. SHBA janë shtet serioz.

Shqipëria ka numrin më të vogël të non gratave. Nëse do shohin listën e heqjes non-gratës. Berisha më problematiku në Ballkan. Nëse do shihni se çdo bëjë Trump testoni dhe shikoni artikulimet e Berishës. Fakti që Berisha nuk ka ndryshuar retorikë për ka ashpërsuar retorikën kundër DASH, ambasadorëve tregon se Berisha e di më mirë se non grata nuk do i hiqet. Përndryshe retorika do kishte ndryshuar me raporti me DAHS, ambasadorët dhe SPAK. Aq i madh konflikti sa është e pazhbëshme, e panegociueshme.'

Sakaq, Spahiu mendon se brenda PD-së është një grup prej 15 vetash mes tyre deputetë që u bashkuan së fundmi me Berishën, që pas zgjedhjeve të 11 majit do i dalin kundër në rast humbjeje. Kjo sipas tij është një plan i mirëmenduar i atyre njerëzve që ruajnë ende kontakte nga PD me ambasadat dhe perëndimin,

'SHBA po ruajnë kontakte me ata deputetë që kanë marrë garanci që pas humbjes së zgjedhjeve të 2025 do dalin kundër Sali Berishës dhe do i kërkojnë largimi. Është një grup i organizuar që po mbijetojnë vetëm të jenë në lista, por në momentin që do humbi PD-ja, plani i koordinuar edhe me ambasada që PD të mos merret peng, mund të jetë më shumë se 15. Ndoshta Berisha i djeg. Nëse do e nuhas skenarin. Çështja është tek emrat. E dyta gjithsesi tenton të kaloj momentin, është më i rëndësishëm se zgjedhjet. detyrohet ti thotë derrit dajë. Partitë e reja, e Endri Shabanit, Lapajt, nuk kanë fonde shtetërore. Partitë e mëdha kë miliona euro, është më e lehët gara. Socialistët e mundësuan këtë përballje.'

Sa i përket protestës së 23 dhjetorit, Spahiu deklaron se do mbahet në disa pikë të Tiranës që të mos kuptohet se janë pak njerëz.

'Do bëhet në disa pika që të mos i numërojnë. Taktika që shpërndahuni mos të na numërojnë. Që të mos ketë një foto krahasuese. Do bëhet natën që të duket sa më pak. Në një orë ku ka mbaruar orari zyrtar që të mos cenohet Edi Rama. Mund të ndodh që të digjet ndonjë gomë, ndonjë shashkë tek Bashkia. Do mbarojë, nuk do zgjasim ë shumë se janë krishtlindja, do festojnë. Janë më të fokusuar tek gjeli i detit.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për socialistët, sepse janë të tronditur nga bashkëpunimi tyre me Berishën

 

Kreshnik Spahiu mendon se mesazhi i sotëm i SHBA kundër non gratës së Berishës është edhe një mesazh ndaj socialistët. Për Marsela Karapançon në 'Frontline Interview' Spahiu thekson se amerikanët janë të tronditur nga bashkëpunimi i PS dhe Edi Ramës me Berishën që është non grata dhe kundër interesave amerikane. 

'Ka një qëllim të dytë të SHBA bënë shpalljen e kësaj deklarate. Është një mesazh edhe për socialistët, më shumë se për demokratët. Bari i pret për sa kohë do kenë Berishën. Mesazhi për socialistët sepse SHBA janë të tronditur që ndonëse Berisha i izoluar në gjithë perëndimin, i vetmi subjekt që bashkëpunon me Berishën dhe bën marrëveshje dhe po e lehtëson është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Janë të tronditur nga ky bashkëpunim. Për sa kohë amerikanët konsiderojnë partner socialistët e kanë të papranueshme të luajnë me dy porta, hiqen si amerikanë dhe bashkëpunojnë me Berishën. Ditën që u rritet rroga nuk djegin karriget. Amerikanët e kanë të lexueshëm teatrin dhe lojën me Berishën. Po përdoret për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet.'

Ora 20:00
Spahiu pyet demokratët: Nëse SHBA nuk heq Non-Gratën, do bëheni kundër Trump apo kundër Berishës?

 

Në 'Frontline Interview' me Marsela Karapançon, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pyetjen se çdo ndodh me demokratët dhe militantët nëse Trump dhe SHBA nuk heqin non gratën ndaj Berishës. Do dalin kundër Trump apo kundër Berishës?

'Nëse Trump, nuk do i heq non gratën Berishës, demokratët që duartrokitën Trump, nëse mban të njëjtin qëndrim ndaj Berishës, këta do shpallin luftë Trump apo Berishës. Standard i rëndësishëm. Jam nga ata që nëse Trump i heq vizën nga non grata ndaj Berishës, tërhiqem ndaj kritikave. Por këta militantët. Nëse Trump mban të njëjtën linjë çfarë do bëjnë, do dalin kundër Trump se e bleu Soros, apo Rama. Këta po mendojnë sot për sot. aq e madhe urrejtja dhe taktikisht nuk po e menaxhojnë situatën.

Reagimi sot erdhi se po përdoret përralla e Trump. SHBA si superfuqia e botës nuk mund të lejojnë që një cep i planetit si Shqipëria te keqpërdori emrin e presidentit të SHBA-së. SHBA nuk e bën vetëm në dhjetor, do bëjnë në janar, shkurt, deri në zgjedhje. Nuk ndryshojnë linjë me askënd. Trump nuk vjen për herë të parë në politikë. Do vazhdojë misionin që kishte. Projektet në Shqipëri ishte SPAK, u krijuar gjatë mandatit të presidencës Trump. Shpalljet e non gratave filluan nga presidenca Trump. Nuk mundet të bëjë autogol ndaj iniciativave të veta. SHBA edhe për inat si reagim të mos keqpërdoret emri i presidentit do konfirmojnë qëndrimin për non gratën.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj