Serbia, ashtu sikurse edhe Shqipëria presin nga BE çeljen e negociatave në mbledhjen e krerëve të Brukselit në 28 qershor. Por për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Beogradi nuk ka ndërmend t'i lutet Europës. 

Në një intervistë dhënë për të përditshmen franceze “Le Monde”, Vuçiç ka ironizuar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai ka folur lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe është pyetur për deklaratat e presidentit Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.

Ai u pyet se, nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas këtij qëndrimi të Macron.

Vuçiç u përgjigj duke thënë: 

Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje.

Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë



(Intervista e Vuçiç për francezen "Le Monde")

Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik, por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë.