Ironitë e socialistëve për protestën, Berisha: Revolucioni demokratik ishte sukses, skeptikët janë naivë dhe të etur për gjak

 

Ish kryeministri Sali Berisha ashtu siç pritej, e ka cilësuar protestën e tij si sukses ndërsa për ata që e dyshojnë thotë se janë të etur për gjak. Berisha thotë se prej protestës së tij, të gjithë kundërshtarët e tij politik, u fshehën ndërsa ripërsërit gjithnjë e më tepër termin kontradiktor, ‘revolucion paqësor’.

“Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme, treguam se këtu ka një popull që nuk pajtohet kurrë me aktet kriminale të Edi Ramës dhe është i vendosur të arkivojë në banesën e tradhëtarëve, hajdutëve, këtë kriminel që firmos ‘bam, bam,bam, e fap, fap, fap’, për të mbushur  xhepat dhe baulet e tij. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA-së për të na luftuar ne, opozitën, sepse sipas tij, vendi nuk duhet të ketë opozitë.

Ndaj dhe secili nga ata që mori pjesë në protestë ka kryer, i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm PD-së, por Shqipërisë dhe kombit. Ne thamë dje, se protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor, i revolucionit tonë, revolucion demokratik, paqësor.

Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria.

Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj.

Një revolucion paqësor është revolucion paqësor. Ata të cilët shprehin dyshime dhe mos besim në revolucionet paqësore dhe demokratike, nëse e bëjnë nga padia u them të lexojnë. Me revolucion paqësor demokratik, jo në një ditë, as në 5, as në 10, as në një muaj, as në tre muaj, ne përmbysëm diktaturën komuniste në Shqipëri me votën e lirë.

Me revolucion paqësor demokratik, Mahtma Gandi përmbysi sistemin kolonial në Indi.

Me revolucion paqësor demokratik u përmbysën shumica e klikave komuniste në vendet ish komuniste, përveç se në Rumani.

Ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Ne nuk jemi as naivë, as të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës, kemi shmangur gjakderdhjen, kemi firmosur fitoren.”- thotë Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha mburret me ‘revolucionin’ e djeshëm: Ishte sukses! Skeptikët të etur për gjak! Parlamenti do ketë protesta në çdo seancë


G.MO/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza