Berisha mburret me ‘revolucionin’ e djeshëm: Ishte sukses! Skeptikët të etur për gjak! Parlamenti do ketë protesta në çdo seancë

Godina e parlamentit do të jetë fushë-beteja e radhës e demokratëve për të arritur atë që ata e quajnë revolucion kundër qeverisë. Sali Berisha aludoi se përjashtimi i tyre nga Kuvendi është bërë me qëllim që demokratët të bojkotojnë, por thotë se do të jetë atje në çdo seancë.

Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike, ai u dha një përgjigje, atyre që keqinterpretuan aksionin opozitar, që e cilëson madhështor dhe mburret me numrin e pjesëmarrësve që nuk ishte aspak ai që kishte paralajmëruar.

“Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria. Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta”, tha Berisha.

Ata që vënë në dyshim sukseset e revolucionit demokratik, për Berishën, ose janë naivë, ose të etur për gjak.

“Ata që vënë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Ne nuk jemi as naivë, as të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës, kemi shmangur gjakderdhjen, kemi firmosur fitoren”, tha Berisha.

Ndonëse drejtuesit e opozitës kishin parashikuar një pjesëmarrje prej rreth 100 mijë personash në protestën e 11 shkurtit, shifra ishte disa herë më e ulët, afro 10 mijë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Berisha me ‘udhëzime’ të reja për protestuesit: Duhet të jeni në Parlament në çdo seancë të tij

 

Ish kryeministri Sali Berisha pas dështoi të kishte një pjesëmarrje të madhe në protestën e thirrur më 11 shkurt, tha se protestë do të ketë edhe të hënën. Ai udhëzoi demokratët që duhet të jenë në çdo seancë të parlamentit.

“Parlamenti që sot është totalisht vegël e një njeriu, e Edi Ramës. Nga tempull i demokracisë që duhet të jetë. Ne ashtu siç është aty do rrimë, por parlamenti do ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë.  Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues, çdo seancë shkelmohet kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e atyre që kanë votuar kundër qeverisë. Atëherë duhet t’u dalim zot. Unë kam besim se revolucioni ynë nuk do ndalet, asnjë ndikim të mos keni. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, nuk jemi forcë ekstremiste e as leniniste”, tha ai.

Ora 19:05
Ironitë e socialistëve për protestën, Berisha: Revolucioni demokratik ishte sukses, skeptikët janë naivë dhe të etur për gjak

 

Ish kryeministri Sali Berisha ashtu siç pritej, e ka cilësuar protestën e tij si sukses ndërsa për ata që e dyshojnë thotë se janë të etur për gjak. Berisha thotë se prej protestës së tij, të gjithë kundërshtarët e tij politik, u fshehën ndërsa ripërsërit gjithnjë e më tepër termin kontradiktor, ‘revolucion paqësor’.

“Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme, treguam se këtu ka një popull që nuk pajtohet kurrë me aktet kriminale të Edi Ramës dhe është i vendosur të arkivojë në banesën e tradhëtarëve, hajdutëve, këtë kriminel që firmos ‘bam, bam,bam, e fap, fap, fap’, për të mbushur  xhepat dhe baulet e tij. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA-së për të na luftuar ne, opozitën, sepse sipas tij, vendi nuk duhet të ketë opozitë.

Ndaj dhe secili nga ata që mori pjesë në protestë ka kryer, i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm PD-së, por Shqipërisë dhe kombit. Ne thamë dje, se protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor, i revolucionit tonë, revolucion demokratik, paqësor.

Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria.

Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj.

Një revolucion paqësor është revolucion paqësor. Ata të cilët shprehin dyshime dhe mos besim në revolucionet paqësore dhe demokratike, nëse e bëjnë nga padia u them të lexojnë. Me revolucion paqësor demokratik, jo në një ditë, as në 5, as në 10, as në një muaj, as në tre muaj, ne përmbysëm diktaturën komuniste në Shqipëri me votën e lirë.

Me revolucion paqësor demokratik, Mahtma Gandi përmbysi sistemin kolonial në Indi.

Me revolucion paqësor demokratik u përmbysën shumica e klikave komuniste në vendet ish komuniste, përveç se në Rumani.

Ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Ne nuk jemi as naivë, as të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës, kemi shmangur gjakderdhjen, kemi firmosur fitoren.”- thotë Berisha.

Ora 19:00
Berisha: Rama s'meriton të dalë nga shtëpia në rrugë! Turp i madh që shëtit mes nesh

 

Sali Berisha nuk e ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj Edi Ramës, për të cilin thotë se meriton të mos dalë në rrugë.

“Nuk e di se si ai shëtit mes nesh, është turp i madh. Taksa e arsimit, prisni kur të thotë taksa e arsimit apo e dijes. More hajdut ti nuk meriton të dalësh nga shtëpia në rrugë! Me veprimet e tyre ata krijojnë dhimbje e varfëri njëlloj si te socialistët e të tjerët me radhë. Nuk kanë interesa ata. Këta sot janë një organizatë kriminale që Shqipëria duhet ta largojë një minutë  më parë nga pushteti”, deklaroi Berisha.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 13/02/2023 05:13

    E po ike o smundja e shqiperis,ike nuke ta vare me njeri mbarove

    Përgjigju
  • Bujari: 12/02/2023 20:51

    Po ik mo korbi zi se na nxive jeten ke 30 vjet vetem shkaterim dhe mashtrim ke po ik se te ka ardhe ngordhja do dalin dhe hakat e popullit do apo sdo ti nuk te vine me njeri nga pas se sjane me budallenje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza