Isa Mile: Bujqësia s’na bën të
pasur,por na punëson të gjithëve

Isa Mile: Bujqësia s’na bën të<br />pasur,por na punëson të gjithëve
Punësimi i grave dhe vajzave rome në zonat rurale si dhe zhvillimi i tyre i qëndrueshëm, vazhdon të jetë sfidë. Megjithatë mbështetja e tyre në ndërtimin e femrave bujqësore duket se punëson të gjithë familjen rome të përfshirë në projetk.

Isa Mile është njëri prej tyre, që ka mundur të sigurojë të ardhurat e familjes nëpërmjet ngritjes së fermës së perimeve në Moravë të Beratit.
 
Isa Mile nga Morava e Beratit ka ngritur fermën e tij të perimeve dhe ka të punësuar të gjithë pjesëtarët e familjes, se ashtu sikundër shprehet vetë ai, bujqësia kërkon shumë krahë pune.

“Ne mundohemi që të jetojmë me ato kushte që kemi. Të plotësojmë ato nevoja që kemi të nevojshme në komunitet si çdo familje tjetër. Kryesisht si familje, kam vajzën, djalin e nusen e djalit dhe gruaja, përfshihen të gjithë për të përballuar nevojat. Bujqësia ka  nevojë për shumë krah pune”, shprehet Isa Milo.
 
Isai është mbështetur me fonde dhe asistencë të vazhdueshme që të zhvillojë femrën e tij. Ai është bërë pjesë e projekteve për përmirësimin e qëndrueshëm të jetesës së komuniteteve rome në Shqipëri.
 
Anjeza Kolami, koordinatore e projektit sqaroi për mikrofonin e Report Tv se mbështetja për ndërtimin e fermave nga ana e komunitetit rom ka pasur në fokus punësimin e grave dhe vajzave të cilat jetojnë në zonat rurale.

Anjeza Kolami thotë: “Qëllimi i këtij projekti  ka të bëjë me përmirësimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të familjeve rome kryesisht në katër zona të targetuara, në Moravë të Beratit, në Grazhdzamë të Lushnjës dhe në Plug të Lushnjës. Ky projekt ka mundësuar dhe ka mbështetur 50 plane biznesi ku fermerët janë ndjekur dhe trajnuar hap pas hapi që nga zgjedhja e farës deri në prodhimet e tyre në zgjedhjen e tregut dhe sesi të operojnë dhe të shtojuni të ardhurat e tyre. Në të njëjtën kohë kemi ofruar 65 kurse profesionale për të rinjtë në këto zona të targetuar ndërkohë që mbi 25 të rinj janë punësuar, pra kemi bërë edhe koordinimin për t’i integruar në tregun e punës”

Mbështetja e fermerëve që kanë marrë ka konsistuar që nga përzgjedhja e fara, sistemit të vaditjes deri edhe tek gjetja e tregut për produktet e tyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot