Isa Mustafa rrëfen incidentin me
kryeministrin e Serbisë në Bosnje

Isa Mustafa rrëfen incidentin me<br />kryeministrin e Serbisë në Bosnje
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zbuluar përplasjen me kryeministrin e Serbisë në Bosnje në samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
 
Mustafa u shpreh se kryeministri serb gjatë takimit hapi disa çështje që nuk i takojnë atij dhe gjithçka po bëhet për shkak të fushatës në Serbi.
 
"Vuçiç hapi disa cështje që nuk i takojnë atij, ushtrisë, pronave të Kosovës, dialogun dhe cështje të tjera.
 
Unë i thashë janë çështje të brendshme të Kosovës dhe vendosim vetë dhe nuk i diskutojmë me të tjerët.
 
Këto do ti trajtojmë ashtu sikur kemi bërë deri tani, Serbia ka problemet e veta dhe ata kërkojnë që duke ikur nga ato, i theksojmë më shumë për fushatë
" deklaroi ai. 

Sa i takon asaj që kanë raportuar mediat, për një përplasje mes Vuçiç dhe Mustafës, edhe Rama sqaroi se s'ka asgjë të vërtetë. "Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi", tha Rama.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë