Ish- ambasadori i  Kosovës në
Shqipëri, Lladrovci fiton Drenasin

Ish- ambasadori i  Kosovës në<br />Shqipëri, Lladrovci fiton Drenasin
Kryetari i ri i komunës së Drenasit është zgjedhur kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka fituar mbi 62 % të votave ose rreth 14 mijë vota ndërsa Isa Xhemajlaj i NISMAS-s për Kosovën mbi 37 %, ose mbi 8000 vota.

Në bazë të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) pjesëmarrja ka qenë 45.39%.

Pas publikimet të rezultateve nga KQZ, kanë nisur festimet në rrugët e Drenasit, ku festës së  qindra qytetarëve i është bashkuar dhe vetë Lladrovci.

Kandidati i PDK ka qenë ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Ramiz Lladrovci do të ketë më pak se një vit mandat për ta udhëhequr Komunën e Drenasit, përkatësisht deri në nëntor të vitit 2017, kur sipas orarit të rregullt zgjedhor do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë Kosovën.

kosove
(Rezultatet e fazen zyrtare të KQZ)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri