Ish-ambasadorja e SHBA-ve në
Kosovë "kërkon" territor nga Serbia

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në<br />Kosovë "kërkon" territor nga Serbia
Ish-ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson ka vallëzuar nën tingujt e një kënge shqiptare. Video është postuar në rrjetet sociale nga një shqiptaro-amerikan. 
Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, kishte organizuar një pritje të madhe në fshatin Vranoc të Pejës për nder të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Aty ishin të ftuar ministra, deputetë, kongresmeni Eliot Engel, por edhe ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovës, Tracey Ann Jacobson me bashkëshortin e saj, raporton “Express”.

Pas fjalimeve politike, ambasadorja amerikane ka dalë të kërcejë. Ka rastisur që kënga me të cilën ka vallëzuar ambasadorja të jetë një këngë jo aq e përshtatshme për një diplomate. Bëhet fjalë për këngën “Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës...”, një këngë kjo me pretendime ekstreme territoriale.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës