Ish anëtari i Këshilli Kombëtar të PD i numëron dështimet Bashës: Demokratët duan zgjidhje, çfarë do thoni për humbjen e pritshme më 2021?

Ish anëtari i Këshilli Kombëtar të PD i numëron dështimet Bashës: Demokratët duan zgjidhje, çfarë do thoni për humbjen e pritshme më 2021?

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka vijuar me kritikat e forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kulluri i ka përmendur Bashës marrëveshjen e 17-majit, ndërsa më pasi ka numëruar dështimet e lidershipit të PD-së. Kulluri i është drejtuar Bashës me një pyetje 'gozhduese' duke thënë se 'edhe sa herë do fillojë ky leadership të fitojë zgjedhjet duke përfunduar në humbje të njëpasnjëshme?!'.

Më pas Kulluri rikthehet pas në kohë, ku thekson se çfarë mendimi patën kur propozuam me Edit Harxhin një statut demokratizues qe synonte ndarjen e pushteteve brenda partisë, mbajtjen e përgjegjesive në raste humbjesh, transparence financiare dhe mbi te gjitha garantonte vendim-marrjen ne strukturat e bazes te Partise Demokratike per perfaqesimin ne pushtetin lokal dhe qendror?! Asnje!”.

Më tej, ai vë me shpatulla pas muri Bashën, ndërsa thekson se çfarë u thonë demokratëve për këto dështime pasi u angazhuan se do rrëzonin qeverinë dhe s’do kishte zgjedhje ne 30 qershor?!.

Ndër të tjera ish-anëtari i Këshillit Kombëtare të PD-së shkruan në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale se nëse PD vijon e përçarë atëherë nuk mund të pritet të fitohet në zgjedhjet e 2021-shit. Në fund Kulluri shkruan se demokratët duan zgjidhje, jo teatër.

Postimi i plotë i Kullurit:

Politika eshte moral! Per ata qe ishin dakort me listen klandestine te deputeteve te vitit 2017, fushaten kapitulluese ndaj Rilindjes, marreveshjes okulte te 17 majit sot gjerat nuk shkojne mire ne PD!

Po pse sot?! Ku ishin kur ndodhi masakra e 2017? Pse nuk folen ne ate kohe?! Pse nuk mbajten pergjegjesi personale si humbes ne qarqet e tyre?!

Pse heshten ne mbledhjet e kryesise, Keshillit Kombetar dhe ne dy Kuvendet Kombetare?!

Cfare mendimi paten kur propozuam me Edit Harxhin nje statut demokratizues qe synonte ndarjen e pushteteve brenda partise, mbajtjen e pergjegjesive ne raste humbjesh, transparence financiare dhe mbi te gjitha garantonte vendim-marrjen ne strukturat e bazes te Partise Demokratike per perfaqesimin ne pushtetin lokal dhe qendror?! Asnje!

Pse nuk folen nje here te vetme ne 2016 kur largoheshin nga drejtimi i degeve kryetare fitues dhe qendronin humbes?! Apo se ishin klientela e tyre?! Vetem ulje koke dhe heshtje!

Pse nuk cohen ne forumet drejtuese te kerkojne llogari per deshtimin e djegies se mandateve dhe dorezimit tek Rama te 15 bashkive qe u fituan ne 2015?!

C’u thone demokrateve per keto deshtime pasi u angazhuan se do rrezonin qeverine dhe s’do kishte zgjedhje ne 30 qershor?!

Hajdeni dhe fillojme edhe njehere nga fillimi?! Sa here do filloje ky leadership te fitoje zgjedhjet duke perfunduar ne humbje te njepasnjeshme?!

Nese PD vazhdon te jete e percare dhe pa identitet ideologjik, cfare rezultati presin ne 2021?!

Apo te jene ne nje karrige ne parti apo parlament dhe demokratet ne opozite pas 8 vitesh qeverisje te deshtuar?!

Ky eshte nje debat i stisur per veten dhe jo per Partine Demokratike! E djathta qe po rritet nga SHBA deri ne Angli e Itali eshte e djathta qe u drejtohet interesave te njerezve e jo te vetes!

Kjo perpjekje per “vjedhur debatin” eshte e deshperuar dhe nuk con askund pervecse krijon iluzionin e “debatit te brendshem” ne forume.

Dhe me iluzione nuk fitohet por genjehen njerezit per heren e disate. Demokratet dhe votuesit gri duan zgjidhje e jo teater.

E per ta mbyllur, sistemi me lista te hapura kerkon parti te hapur dhe demokratike. Listat e mbyllura apo te hapura qe firmosen ne 12 te nates nga kryetari pa garantuar perfaqesim do kene te njejtin rezultat! Deshtimin. I vetmi ndryshim do jete “renditja e humbesve”!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FYTYR PIÇ BESNIK MERSEPE ÇAFAJ: 01/11/2019 13:20

    O lulzim o trëndelin Edvin Kulluri ka jashtëzakonisht të drejt po ty sahati 12 të ri siç ndejti sahati i Tiranës për 4 vjet. Prandaj ti duhet të bëhesh burr vetëm një her të vetme në jet hap krahun për djem të ri e vsjza të reja që ta çojn Shqiprin përpara. Se ti je dhd pa shkoll o luli sholl.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja