Ish-bashkëshorti i Ema Andreas:
"U ndamë intelektualisht"

Ish-bashkëshorti i Ema Andreas: <br />
“Bridge”, loja me letra në Shqipërinë “komuniste” as nuk konceptohej jo më të luhej hapur si një lojë argëtuese dhe relaksuese. Një lloj sporti elitarë i mendjes që luhej jo nga kushdo, pasi kërkon një inteligjencë të lindur dhe shumë stërvitje. Kostandin Kapo është 55 vjeç, dhe ka një pasion të çmendur për “bridge”. E ushtron këtë lojë prej vitesh me miqtë e tij ku mblidhen në një nga sallat e improvizuara në zemër të ish- bllokut, që njëkohesisht është dhe shtëpia e tij e lindjes. Aty të ndarë në grupe, në tavolina të ndryshme, në një sallë interesante, ata kalojnë orë të tëra mbi këtë lloj sporti që në Shqipëri nuk është se njihet shumë, por jashtë frekuentohet së tepërmi. Kapo është babai i një vajze të vetme Sarës, (fryt i dashurisë me ish- bashkëshorten e tij, aktoren Ema Andrea) ku i ka ushqyer asaj dashurinë mbi këtë sport sa të vështirë dhe të bukur, duke ia “injektuar” në gjak. Sot, Sara është një lojtare për tu pasur zili. I diplomuar për inxhinjeri, Kapo i cili prej shumë vitesh tregon se është marrë me biznese të ndryshme private brenda dhe jashtë Shqipërisë, prej 2008 pohon se i ka braktisur ato duke iu përkushtuar “bridge” e ku sot është presidenti i Federatës së Sportit Bridge në Shqipëri.

Z. Kapo mund të më thoni cilët janë ata individë që e frekuentojnë këtë lloj sporti të vështirë këtu tek ne, (të paktën mua kështu po më duket)?

Është e vërtet. Është një lloj sporti i vështirë, që nuk mund të luhet nga të gjithë. Kërkon një shkallë inteligjence të lartë, dhe që ky sport të luhet (pasi ka plot 2600 rregulla, duhet të mësohet në një lloj kursi prej tre muajsh të ofruar nga Federata e Bridge. Fillimisht këtë lojë e kanë luajtur Intelkualët e hershëm ku mund të përmendim pionierin e bridge modern ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Z. Petrit Radovicka i cili diku në vitet 1960 u dërgua jashtë për specializime dhe atje u ndeshën për herë të parë me bridge, duke e sjellë këtu. Po ashtu Josif Pashko ka qenë një frekuentues, i mirë i kësaj loje, për të vijuar me emra të tjerë, Emil Mysliu, Ilir Manushi, dhe deri tek ministrat Arben Imami, Sokol Olldashi, e deri tek përfaqësues të ambasadave të huaja në Tiranë, përfaqësues të Bankës Botërore, Fondit Monetarë, e deri tek ata grupe të huajsh që vijnë për një kohë të shkurtër me punë ose si turistë të cilët na gjejnë nga interneti dhe na frekuentojnë shpesh.

Më thoni se është një sport i vështirë dhe me sa pashë ju jeni përfaqësuar dhe në kampionate të ndryshme ndërkombëtare po shteti shqiptarë a e ka mbështetur këtë federatë?

Po që nga 2006 ne kemi marrë pjesë në turne të ndryshme ndërkombëtare, si Olimpiada, Kampionate Botërore , Kampionate Europiane , Kampionate Ballkanike etj, ku jemi paraqitur denjësisht. Por kulmin e suksesit e kemi patur në Olimpiadën e 2008 në Pekin ku ekipi ynë mundi kampionen e botës ekipin e Italisë i cili u rishpall kampion bote vetëm me një humbje ndaj ekipit tonë. Për këtë surprizë kanë shkrojtur mjaft media prestigjioze ndërkombëtare si Neë York Times, apo gazetat europiane. Por përsa i përket shtetit shqiptarë nuk e ka mbështetur sivç duhet këtë lloj sporti, e aktualisht jemi në tentativë e sipër me Ministrinë e Kulturës në Kosovë e cila ka treguar interes. Bota e bridge është e mbushur me emra personalitetesh si nga e shkuara dhe aktualja. Kështu do të përmendja si praktikues të bridge : Gandi, Curcill, Teng Tsiao Pin, deri te presidentet e USA si Aisenhauere Truman. Nga aktualët do të permendja Bill Gates dhe Ëarren Buffet ( dy njerëzit më të pasur në botë) të cilët unë kam patur fatin t’i takoj t’i shtrëngoj dorën e të përplasem në tavolinën e Bridge në dy raste në 2006 në Kampionatin Botëror në Verona dhe në 2010 në Philadelphia.



Më thatë se Sara vajza juaj është një frekuentuese e mirë e kësaj loje?

Po Sara ime bijë e pëlqen dhe e ushtron këtë lloj sporti. Edhe pse është e zënë me sdtudimet e saj pasi është në vitin e parë në Faultetin e Juridikut për menaxhim të shkencave sociale. Sarën e kam marrë me vete dhe në udhëtime të ndryshme si pjesëtare ekipi të të rinjve në Kompeticione Ndërkombëtare. (Këtu nis dhe flet për Sarën vajzën e vetme, që sytë i shndrisin teksa nis të rrëfejë dhe të kërkojë në kujtesën e largët kur e bija ka qenë tre apo pesë vjeç.)
Sara ka qenë një fëmijë shumë solarë. Një fëmijë shumë i zgjuar dhe i pjekur për moshën e saj. Ka pasur një perceptim dhe vizion autentik mbi realitetin . Më kujtohet kur ishte vetëm tre vjeç dhe kemi qenë me pushime në Jalë, (pasi unë jam me origjinë nga Vunoi), ku na bënte pyetje nga më të çuditshmet e po ashtu dhe përgjigjet e saj ishin fenomenale.

Kujt i ngjan më shumë Sara juve apo Emës si nga paraqitja ashtu dhe nga karakteri?

Kur ishte e vogël një miku im mysfairë në shtëpinë tonë, kur e pa për herë të parë iu drejtua Emës, dhe i tha: Që kjo vajzë është bija Kostandinit nuk ka pik dyshimi, po nuk e di nëse ju jeni apo jo mamaja e vërtet…(qesh). Tani që është rritur ka ndryshuar disi, ngjan dhe nga Ema. Mendoj se nga Ema ka marrë shpirtin artistik, ndërsa nga mua të gjithë sistemin e të arsyetuarit, e ponteron dhe del me një mendim të sajin. Ka një grind të cilin e ka të trashëguar nga të dy prindërit.



Si janë marëdhëniet tuaja me Sarën dhe sa herë takoheni pasi mesa di Sara jeton me të ëmën?


Marrëdhëniet e mia me Sarën, janë të shkëlqyera ajo sot është rritur dhe jeton me të ëmën, pranë gjyshes së tyre. Më parë kur ajo ishte më e vogël, ne frekuentonim kënde lojrash, ndërsa tani është më ndryshe, vjen tek mua sa herë do, dhe shpeshherë takohemi në dreka e darka në restorante të ndryshme ku flasim për gjithçka dhe shumëçka, pasi ajo tashmë është një zonjushë.



Po si janë marëdhëniet tuaja me Emën, ish- bashkëshorten?

Marrëdhëniet tona janë normale. Kemi patur një ndarje të karakterit intelektual dhe aktualisht kemi mbetur miqë të mirë.

A i ndiqni shfaqet e Emës?

Ema më ka ftuar gjithnjë, nuk kanë munguar ftesat. Por prej disa kohësh kam krijuar bindje nihiliste mbi artin shqiptarë, nuk ka krijimtari artistike, megjithëse Ema është munduar të jetë më lartë se të tjerët. Këtu mjafton të bësh një shkollë arti dhe quhesh artist, por në fakt nuk është ashtu. Unë mbaj mend kur kam qenë i martuar me Emën, kur dilja jashtë shtetit Ema më porosiste shpesh, që ti sillja libra profesionalë rreth teknikës së artit dhe interpretimit dhe shpeshherë, pjesët e saj Ema i ka sjellë me profesionalizëm dhe impenjim superior. E po ashtu dhe shijet tona artistike tepër të rafinuara kanë qenë për “the best” dhe ishim shumë të thellë në analizat tona, ndaj prurjeve artistke.

Keni bërë dasëm tradicionale?

Po po.

Si jeni njohur?

Rastësisht…

Sa zgjati martesa?

Pesë vjet. Sara ka qenë pesë vjeç kur ne jemi ndarë…

Si ishte të përballoje divorcin?


Nuk ka qenë e lehtë pasi familja në atë kohë ka qenë vlerë absolute dhe ne ishim rritur me atë mënyrë të menduari. Pra gjithçka vërtitej rreth, saj. Normalisht kanë qenë vite të vështira. Për meshkujt thonë se pasi humbasin nordin, pasi kjo njihet si periudhë post divorci, zakonisht meshkujt i drejtohen alkolit, drogës, bixhozit, prostitucionit, ndërsa unë iu drejtova “bridge”. Ishte magjia e “bridge” ajo që më mbërtheu dhe me mbajti në ekuilibër…



Zakonisht kur divorci ndodh sytë kthehen drejt diçkaje të re ju se menduat këtë?


Absolutisht jo, gjatë kohës që kemi qenë me Emën, nuk e çoja nëpër mend adulterin .

Po pas Emës a pati diçka tjetër…?

Në fakt njeriu gjithnjë kërkon, diçka më te mirë se ajo që ka, por mund të them se pas ndarjes me Emën impenjimet e mia kanë qenë jashtë Shqipërisë. Aktualisht kam gjetur një ekuilibër të shëndoshë e të qëndrushëm tradicional në një bashkejetesë në Shqipëri.

Por për Emën ç’mund të më thoni?


Nuk jam marrë me pjesën e Emës , respektoj privatësinë e jetës së saj.

Sara vajza juaj, çfarë shihni tek Sara për sa i përket të ardhmes së saj?

Sara ka një emër sa të veçantë dhe interesant Sara Kapo, ku në një farë mënyre nuk ia kam vënë pa qëllim. Sara është e lindur për të qenë kapo, lidere. Ka një aftësi të të madhe për të bindur të tjerët. Mendoj se do të jetë e aftë në fushat e marketingut apo menaxhimit te burimeve njerezore. Pse jo dhe ne politike ( por jo si kjo e sotmja )

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi

FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi