Ish-deputeti i LSI-së, Selami i
përgjigjet Metës: Më hoqe për inat
Pak pas intervistës së Metës, Shkëlqim Selami, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shkruan se, Meta do të hidhë baltë mbi të.
Ilir Meta në emisionin e Blendi Fevziut, ka akuzuar ish-deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selamin duke thënë se, ishte i vetmi i inkriminiuar që kishim në parlament dhe atë na e mori Rama.
Gjithashtu Meta ka thënë se, nuk e dinim që Selami kishte probleme penale.
Pak pas intervistës së Metës, Shkëlqim Selami, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shkruan se, Meta do të hedhë baltë mbi të dhe se gjithe e keqja i erdhi nga ish-kryetari i LSI.
Selami gjithashtu doli hapur në mbështetje të Ramës duke shkruar: “Të votojmë si Vlorë Edi Ramën, njeriun e punës, njeriun që do të bëjë shtet”.
Këto janë replikat e para mes Metës dhe Selamit, që nga dalja në krah të Ramës e këtij të fundit.
Statusi i plotë i Selamit në FacebookTe dashur miq !
Marr shkas nga intervista e Z. Meta ne opinion sot te sqaroj dicka :
Nuk kam dashur kurre te merrem me mediat aq me teper me njerez si Z .Meta edhe pse u perpoqen shume te hedhin balte mbi mua .
Me ne fund e pranoi vet dhe me vjen mire qe heqja e mandatit tim eshte thjesht per inat te kryetarit pasi kerkonte rrezimin e qeverise per interesa e tij personal.Ndihem krenar qe une dhe disa deputet te LSI nuk u beme pjese e pazareve per rrezimin e qeverise dhe cuarjen e vendit ne kolaps per interesat personal te Z. Meta .
Vet kryetari i KQZ e pranoi ne komisionin e ligjeve dhe ne media se mandatin tim e hoqi pa asnje prove por sipas kerkeses se Metes .
Z . Meta ti me shume se kushdo tjeter e di mire se nuk kam qene dhe nuk behem kurre prona e askujt !
Karakterin tim nuk e ndryshon kurre as karrigia as paraja !
Ne fund dua t'u bej thirrje gjithe atyre qe kane besuar e besojne te puna dhe ndershmeria ime te behemi bashke e te votojme NR 2⃣ne 25 Qeshor !
Te votojme si Vlore Edi Ramen , njeriun e punes , njeriun qe do te bej shtet !
Njeriun qe ka dash te beje shume me shume por nuk e ka len miku qe sot e demostroi me "qetesine" e tij live me ze dhe figure !
Fitore PS. NR 2Ne prag te Vitit te Ri 2017, KQZ me kërkesë të Prokurorisë vendosi heqjen e mandatit të deputetit, për Shkëlqim Selamin bazuar ne Ligjin per Dekriminalizimin.
Më 20 dhjetor Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim për deputetin e LSI-së për një dënim në Brindisi të Italisë që Selami nuk e kishte vetëdeklaruar në formular.
Vete Selami tha se nuk eshte denuar asnje dite te vetme dhe ankimoi dhe ne Gjykaten Administrative vendimin e KQZ.
Redaksia Online
Er.K/d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
69.6%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 952
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55