Ish-deputeti Mark Frroku, hetim
pasurisë me ligjin “Antimafia”
Prokuroria për Krime të Rënda do të fillojë gjatë kësaj jave hetimin pasuror për të pandehurin Mark Frroku, ish-deputet. Prokuroria e Përgjithshme, pasi ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për gjykim për të pandehurin, të akuzuar për vrasje; fshehje pasurie; pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim të paligjshëm, i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda hetimin pasuror, duke qenë se kjo strukturë është përgjegjëse për zbatimin e ligjit “Antimafia”.
Prokuroria për Krime të Rënda do të fillojë gjatë kësaj jave hetimin pasuror për të pandehurin Mark Frroku, ish-deputet. Prokuroria e Përgjithshme, pasi ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për gjykim për të pandehurin, të akuzuar për vrasje; fshehje pasurie; pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim të paligjshëm, i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda hetimin pasuror, duke qenë se kjo strukturë është përgjegjëse për zbatimin e ligjit “Antimafia”.
Në këtë mënyrë, krahas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme, tashmë ish-deputeti Mark Frroku do t’i duhet të justifikojë pasuritë e vendosura, për të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se janë të prejardhura nga aktiviteti i tij kriminal të trafikut të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit në vitet 1998-2002 në Belgjikë dhe Hollandë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, për të cilën ka dorëzuar dosjen në gjykatën e lartë në 16 dhjetor 2015, ka rezultuar se i pandehuri Frroku ka fshehur mbi 2 milionë dollarë, ndërkohë që nuk rezultojnë burime të ligjshme edhe për pasuri të krijuara më parë, në vlerë rreth 700 mijë euro. Pikërisht për këto shuma, pra për fshehjen dy milionë dollarë dhe pasurinë rreth 700 mijë euro të krijuara më parë, por edhe për të tjera pasuri, tashmë ish- deputetit Frrokut do t’i duhet t’i justifikojë me burime të ligjshme në hetimin që do të zhvillohet në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ndërkohë, në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Lartë, për akuzën e vrasjes, gjendet edhe një element interesant hetimor, i papublikuar deri më tani.
Nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2013, i pandehuri Mark Frroku, gjatë kohës që kishte shpallur kandidaturën si deputet për Kuvendin e Shqipërisë, ka organizuar në varrezat e vjetra katolike të qytetit të Shkodrës, të quajtura Rrmajet, një ceremoni në formën e bërjes së “Besë”, bazuar në të drejtën zakonore. Në këto varreza është varri i të ndjerit Aleksandër Kurti, për të cilin akuzohet Frroku dhe 3 persona të tjerë.I pandehuri Mark Frroku ka kërkuar që në ceremoninë e “Be-së” të merrnin pjesë edhe të afërm të viktimës dhe për këtë arsye i ka kërkuar xhaxhait të viktimës që të jetë pjesëmarrës.
Por në këtë ceremoni nuk ka marrë pjesë asnjë nga të afërmit e të ndjerit Aleksander Kurti. Për ceremoninë e bërjes së “Be-së” ështe mbajtur edhe akti i saj, i cili është administruar nga Prokuroria e Përgjithshme në funksion të këtij hetimi.Në këtë ceremoni ka marrë pjese edhe i pandehuri Kristjan Marinaj, shtetasi Lekë Qafa, që është babai i të dënuarit nga drejtësia belge Bib Qafa, si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti. Ndërkohë, rezulton se në këtë ceremoni nuk ka marrë pjesë shtetasi Aleks Vukaj dhe as familja e tij. Edhe shtetasi Vukaj është dënuar nga drejtësia belge si bashkëpunëtor në të njëjtin krim.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3062
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52