Ish deputetja e PD, Grida Duma promovon librin 'Kohë për politikë'

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka promovuar mbrëmjen kësaj të mërkure librin e saj të parë “Koha për politikë”.

Në fjalën e saj gjatë promovimit, ish- deputetja Grida Duma tregoi se në librin e saj janë renditur disa nga hapat që duhen ndërmarrë nga klasa politke për të përmirësuar situatën politike. Sipas saj, duhet një Parlament me dy dhoma.

“Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në një moment ku shumëkush e shikon politikën si një mur ku përplas kokën dhe që mund të thyhet. Në fakt, ai duhet të jetë muri ku të ndërtohet dhe jo thyhet. Ne nuk jemi në kushtet e lirisë, jemi në kushtet kur politika më shumë se kurrë duhet të thërrasë njerëz. Na duhet një Parlament dydhomësh, një sistem i hapur i kandidimit të zgjedhësve. Qytetarët duhet të zgjidhin kush duhet të kandidohet, kandidatët duhen bërë me lista të hapura dhe jo të mbyllura", u shpreh Grida Duma

Gjatë promovimit të librit “Koha për politikë” ishin të pranishëm figura të shquara të politikës si dhe personazhe të botës mediatike.

Fjala e Grida Dumës

Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në një moment ku shumëkush e shikon politikën si një mur ku përplas kokën dhe që mund të thyhet. Në fakt, ai duhet të jetë muri ku të ndërtohet dhe jo thyhet. Ne nuk jemi në kushtet e lirisë, jemi në kushtet kur politika më shumë se kurrë duhet të thërrasë njerëz.

Idetë nuk janë tonat, dhe më 2013 pavarësisht se fitoi një forcë e majtë, unë besoja fortë të shfletoja idetë, sepse ato lënë një lloj gjurme. Një qeverisje e majtë, që në sipërfaqe duket sikur ka tentuar të aplikojë teza të djathta, PPP, koncesione, etj, që në fakt kanë dështuar, kanë dështuar në mirëqenien e shqiptarëve.

Komunikimi shqiptar më shumë flet më nënkuptime dhe keqkuptime, sesa me fjalën e drejtë. Kjo do të thotë se jemi në një fatalitet të vogël historik. Nuk ndërtuam kurrë kontratën e nevojave, që njerëzve ju duhet. Nuk është kontrata mes njerëzve që përfitojnë, por mes përfituesve. Nuk kemi më luksin të humbim eksperiencën. Nuk mundet që Parlamenti ynë të mos përfaqësojë më eksperiencën, nuk mund të gjykojë vetëm me votën e të vjedhurve. Na duhet një Parlament dydhomësh, një sistem i hapur i kandidimit të zgjedhësve. Qytetarët duhet të zgjidhin kush duhet të kandidohet, kandidatët duhen bërë me lista të hapura dhe jo të mbyllura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'