Ish-dëshmitari i dosjes “Hajdari”
Petrit Çakri në gjyq për mashtrim

Ish-dëshmitari i dosjes “Hajdari”<br />Petrit Çakri në gjyq për mashtrim
Petrit Çakrri, i njohur për një nga dëshmitë kryesore në vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, duket se nuk i ndahet dot problemeve me drejtësinë. Pas disa preçedentëve të mëparshëm, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me armë me policinë, së fundmi Çakrri mbahet i arrestuar për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Më konkretisht, ai akuzohet se i ka marrë një biznesmeni nga Vora një shumë prej 4.4 milionë lekësh të reja. Sipas dëshmisë së vetë biznesmenit, Çakrri i kishte vajtur në dyqanin e tij në Vorë dhe i ishte prezantuar si tregtar.

Në bisedë e sipër Çakrri i kishte premtuar biznesmenit se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira se tregu dhe për këtë i duheshin 4.4 milionë lekë të reja. Për t’i dhënë këtë shumë, biznesmeni udhëtoi nga Vora në Tirane dhe pasi dorëzoi shumën e kërkuar,nuk pati më asnjë kontakt me Petrit Çakrrin.

Pas denoncimit në polici, Çakrri u ndalua, ndërsa në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës ai dhe avokati mbrojtës kërkuan gjykim të shkurtuar, duke pranuar dosjen e prokurorisë. Nisur nga shuma e përfituar nëpërmjet mashtrimit, kjo vepër klasifikohet me pasoja të rënda dhe parashikon dënime mbi 7 vite burg.

Mashtroi shokun që ndante qelinë
Mashtrimi i tregtarit nga Vlora nuk është i vetmi që Petrit Çakri ka kryer.Cakri njihet si një ndër dëshmitarët kryesorë në procesin kundër të pandehurve që janë dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai është dënuar për të tretën herë nga ana e gjykatave të vendit tonë. Ndërkohë që dënimin e fundit ai e ka marrë për veprën penale të “Vjedhjes me anë të mashtrimit”, të një shoku të burgut të tij në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të burgut mesohet se, i ka grabitur me anë të mashtrimit 20 mijë dollarë të dënuarit me 20 vjet heqje lirie, Fatmir Kallashi. Ky i fundit, sipas të njëjtave burimeve ka qënë në të njëjtën dhomë me Petrit Cakrin, në burgun "Mine Peza" (302). Duke luajtur brenda qelisë, dy të pandehurit Cakri në bisedë e sipër i ka premtuar se do ta lironte nga burgu Kallashin, nëse do të paguante shumën prej 20 mijë dollarësh. Fatmir Kallashi ka pranuar të bashkëpunojë me Cakrin, në këmbim të lirisë së shumëkërkuar. Ai i ka thënë bashkëshortes të dorëzojë tek B.S. 20 mijë dollarë e më pas të presë rezultatin e bisedimeve me prokurorët ose gjyqtarët. B.S.,kunati i Cakrit ka marrë paratë dhe nuk është bërë i gjallë, edhe pse në atë kohë policia e shpalli në kërkim.

Rëfimi i vrasjes së Azem Hajdarit
Petrit Cakri ka qënë një nga dëshmitarët e vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari.

"Kam qënë i ulur vetëm 4 metra larg ngjarjes, në lokalin që atëherë quhet "Hanover" që ndodhej në krah të ish-hotel Drini. Pashë Azem Hajdarin të dilte i veshur me pardesynë e bardhë dhe pas tij truprojat Zenel Neza dhe Besim Cerja. Pasi u afrua në vendin ku isha ulur, pashë që drejt tij në takim po lëvizte Izet Haxhia. U takuan dhe shkëmbyen pak fjalë. Ndërkohë pashë dyert e makinave që ishin të parkuara aty pranë të hapeshin dhe prej andej të dilnin "cubat e Tropojës", Fatmir Haklaj, Jaho Salihi dhe krutani Naim Cangu, të cilin e kishin mik dhe në Bajram Curri e prisnin si të ishte Berluskoni. Gjithçka nuk zgjati më shumë se 2 minuta.Ndodhi një zënkë dhe kërcitën armët. Unë isha nga të parët që u afrova te trupat pa jetë. I ktheva mbarsh dhe i pashë nëse ndokush ishte gjallë dhe kishte nevojë për ndihmë. Në këtë moment mbërriti Sali Lusha. I nisëm të gjithë për në spital"-ka thënë Cakri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja

Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të rrisim deri në 4 miliardë euro investimet e huaja