TIRANE- Dhjetë nga të pandehurit e Bankës së Shqipërisë kanë kërkuar në gjykatë gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet hetimore të dosjes së prokurorisë. Kërkesa është bërë gjatë seancës së djeshme, ku avokatët mbrojtës të dhjetë të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Mes të pandehurve që ka kërkuar gjykimin e shkurtuar ka qenë dhe ish-drejtori i Qendrës së Emisionit Dorian Çollaku, i cili ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë avokatët mbrojtës të ish-inspektores së Përgjithshme të BSH, kanë kërkuar ndarjen e dosjes së saj dhe gjykimin veç pjesës tjetër të të pandehurve që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, duke pretenduar pafajësinë.
/Shqiptarja.com





