TIRANE- Dritan Minxholli, ish-drejtori i kompanisë “Albademil”, që kryente demontimin e municioneve dhe predhave në punishten e Gërdecit, kërkon uljen e dënimit.
Argumenti që ka dhënë ish-drejtori i punishtes, nën drejtimin e të cilit humbën jetën 26 persona, është për sjellje të mirë, çka e parashikon edhe legjislacioni shqiptar, si lehtësirë gjatë procesit të vuajtes së dënimit, nga e cila mund të përfitohet ulje e kohës së burgut. Pranë Gjykatës së Tiranës, është dorëzuar kërkesa penale, e firmosur nga Minxholli, i cili kërkon uljen e dënimit, me 3 muaj burg. Kjo kërkesë, pritet të shqyrtohet dhe gjykohet nga gjyqtarja e vetme Ardiana Bera.
I pandehuri Dritan Minxholli, është dënuar nga Gjykata e Apelit, me 5 vjet e 7 muaj burg për pasojat e shpërthimit të 15 marsit 2008, në Gërdec, teksa nga hetimet e prokurorisë rezultoi se Minxolli mbante përgjegjësi për organizimin e punës në ambientet e brendshme të kësaj punishteje të vdekjes. Më 12 mars 2012, Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 18 vjet burg ish-drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxolli, ndërsa Apeli i uli një të tretën e këtij dënimi.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com