ITALI - Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, do të hyjë në politikë dhe do të kandidojë për të djathtën qendrore. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i stafit të Stefania Craxi e cila ka qenë ish-Sekretare e Shtetit për Çështjet e Jashtme në Itali. Moggi do të kandidojë në rajonin e Piemontes për Reformistët italianë në listën e kandidatëve të PDL-së. Moggi vitet e fundit ka qenë në qendër të skandalit “Calciopoli”, që përfshinte favore tek gjyqtarët kundrejt bardhezinjve.
"Angazhimi i tij në politikë është për ne simbol i një beteje politike kundër mediave që veprojnë në mbështetje apo në vend të gjyqësorit në Itali të cilët shkatërrojnë jetën dhe karrierën e shumë njerëzve", tha Andrea Spiri, zëdhënësi i Stefania Craxit.
Procedurat ligjore kundër Moggi janë ende të hapura. Në nëntor të 2011 ai u dënua me burgim prej 5 vite e katër muaj për shkak të skandalit të manipulimeve të ndeshjeve të futbollit në Itali. Gjykata italiane dënoi ish-drejtorin sportiv të Juventusit si njërin nga organizuesit e rrjetit kriminal për manipulimin e ndeshjeve të futbollit. Gjithashtu Gjykata e sportit në Itali e ka dënuar atë me përjashtim të përhershëm nga federata e futbollit. Por kjo nuk e ka penguar atë që të angazhohet në galaktikën e politikës.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com