Gjykata e Lartë ka shpallur vite më parë të pavlefshme zgjatjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për dosjen ‘Durrës-Kukës’ për të akuzuarit Armand Teliti, ish-zv/ministër i Transporteve dhe Andi Toma, ish-drejtor Juridik në këtë ministri. Hetimet e Prokurorisë për periudhën 6 nëntor deri në 6 dhjetor 2008 nuk u morën në konsideratë nga Gjykata, pasi rezultuan jashtë afateve që përcaktonte ligji.
Sipas Prokurorisë, këta shtetas kishin konsumuar shkelje ligjore gjatë përcaktimit të subjektit, i cili do të ndërtonte rrugën Rrëshen- Kalimash, firmës amerikane Bechtel&ENKA. Ashtu si edhe Lulzim Basha, ministri i tyre, ata përfituan “në tavolinë” për të mbyllur procedimin penal nr. 1, të vitit 2007 dhe për të anuluar vendimin e prokurorit në lidhje me zgjatjen e afatit 1-mujor. Pas kësaj, ai u emërua në krye të Rrugëve.
Subjektet pjesëmarrës u morën vesh për të ndarë tenderat
KLSH ka zbuluar rrezikun e ekzistencës së një marrëveshjeje të ndaluar në oferta për prokurimet publike (kontratat e punëve civile) zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për vitin 2013, pasi konstatohet se, gjatë ofertimeve të njëpasnjëshme, ofertuesit ndjekin parimin e ”rotacionit” në të qënurit fitues, element ky i ekzistencës së një marrëveshjeje të ndaluar.
Për pasojë, në procedurat e tenderimit të zhvilluara nga ky Autoritet Kontraktor me objekt ”Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore, vërehet se të njëjtët operatorë ekonomikë, të cilët kanë konkurruar për lotin e 1 dhe që janë skualifikuar, rezultojnë të dalin fitues mbi bazë rotacioni në lotet 2 dhe 3, duke konkurruar për të njëjtat kritere të vendosura në DST për secilin lot, ku dhe diferenca në vlerë nga oferta në ofertë është e papërfillshme nga loti në lot.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Shtator 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com