TIRANE - Drejtori i saposhkarkuar i Qendrës së Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Dorian Çollaku është dorëzuar këtë mëngjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas urdhër-arrestit të lëshuar mbrëmë ndaj tij, në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.
Urdhri i Prokurorisë për ndalimin e Çollakut, i cili është bashkëshorti i mbesës së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, është lëshuar pasi ai akuzohet për '"shpërdorim detyre" të ngritur nga njësia hetimore Task-Forcë.
Sipas veprimeve paraprake hetimore, Collaku në cilësinë e Drejtorit të Emisionit, bazuar në një vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e Departamentit që drejtonte. Por, sipas Prokurorise ka rezultuar se, që prej 1 Janarit 2013 deri në Mars 2014, ai nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime dhe vjedhjen e mbi 713 milion lekeve nga thesari i shtetit.
Sipas prokurorise se kryeqytetit, Çollaku eshte bashkefajtor ne vjedhjen e Thesarit, pasi nuk ka respektuar siç duhet rregulloren dhe nuk ka kryer funksionin e tij si drejtor i Thesarit të Shtetit. Çollaku ka hyrë në Departamentin e Emisionit në muajin shtator 2011, dhe është marrë në punë me firmën e Ardian Fullanit.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka lëshuar mandat arresti në mungesë, ndërsa grupi i efektivëve që do të zbatonin urdhrin, nuk e gjetën Collakun në banesë. Ish-drejtori i thesarit ndodhej me pushime në Jug, dhe i kontaktuar nga policia gjatë mbrëmjes, premtoi se do të vetëdorëzohej mëngjesin e sotëm.
Ish-drejtori i Thesarit të shtetit në Linzë, është shkarkuar 4 ditë më parë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, së bashku me Eduard Sinanin, ish-drejtor i Departamentit të Sigurisë.

(Në foto: Me rreth të kuq, ish-Drejtori i Qendrës së Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Dorian Çollaku, gjatë dorëzimit në polici)

/Shqiptarja.com

VIDEO