DURRES - Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e Asllan e Patriot, ish koordinator i grevës së ish-të përndjekurve politikë në tetor 2012, i akuzuar për mashtrim.
Sipas policisë Patrioti mashtronte qytetarët se do t’i dërgonte jashtë shtetit kundrejt shumave 2-5 mijë euro. Ai u premtonte qytetarëve se do t’i përfshinte në skemën e të pastrehëve duke u siguruar atyre dërgimin drejt SHBA-së dhe Kanadasë.
Po sipas policisë mësohet se Patrioti bashkëpunonte me shtetasin Arben Shezi, i shpallur në kërkim nga policia. Nga hetimet paraprake dyshohet se të dy këta shtetas kanë mashtruar 11 persona, duke u marrë para në këmbim të dërgimit të tyre jashtë vendit.
Arrestimi i Patriotit është kryer nga një bashkëpunim i policisë së Durrësit me seksionin kundër Krimit Ekonomik dhe Trafiqeve, ndërsa hetimi ndaj tij ka filluar 2 muaj më parë pas një denoncimi të bërë nga qytetarët.
Kjo nuk është hera e parë që ish-koordinatori i grevës së 2012 të të përndjekurve politikë përfundon prapa hekurave. Më 17 tetor 2012, tre ditë pas përfundimit të grevës së ish-të përndjekurve, policia arrestoi Patriotin të akuzuar për mitmarrje. Sipas policisë Patrioti kishtë marrë një shumë parash një shtetasti italian Massimiliano Niccolini pasi i kishte mashtruar se i kishte gjetur makinën e tij të vjedhur. Më vonë Shqiptarja.com zbuloi se ishte vetë italiani që kishte mashtruar në lidhje me pronësinë e makinës, ndërsa Gjykata e Apelit liroi me arrest shtëpie Patriotin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arrestimi i Patriotit, Jaguari i Nicolinit rezulton ende i vjedhur