Ish i përndjekuri politik në kohën e regjimit komunist Kujtim Çekani, ka treguar bisedën që ka pasur me deputetin demokrat Flamur Noka pasi ky i fundit e kishte telefonuar për t’i kërkuar që ta mbështeste në debatin e hapur me ish kreun e PD-së në Kukës Ibsen Elezi.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, njeriu i orëve të para të demokracisë nënvizon zhgënjimin që ka marrë nga disa prej figurave kryesore me të cilat përfaqësohet sot Partia Demokratike.
Ndër ta ai shigjeton ish ministrin Flamur Noka të cilin e konsideron një turp për kukësianët pasi siç thotë e “ka fëlliqur Kukësin”.
Ndërkohë, më herët demokratët e zonës kanë publikuar edhe fakte nga prapaskenat se si Noka punoi kundër protestës së kukësianëve të cilët kundërshtuan tarifimin e Rrugës së Kombit.
Më poshtë po përcjellim postimin e tij të plotë:
“Komunistet jan te Pabese .
Ata zbatojne teorine e Atit te tyre Percaj e Sundo ( gjithmone aty ku gjejne )
Mbasi degjova fjalimin e Ibsen Elezi menjehere un shperndava ne Statusin Tim fjalimin e Tij duke Cituar .. Ke fole edhe per Mua .
Filluan sms ne Mesengger …. Kujtim mos shkruaj per Elezin Ai eshte i majte e eshte i shitur tek Rama ..ecccc .dhe nuk eshte Dora Jote
ju them un nuk e njoh por per cfar tha ma ka bere zemren mal ..
Diskutimi zgjati nja gjysem ore por un nuk leviza nga mendimi im .
Sot mesoj te verteten .
Ibsen Elezi eshte familje Fisnike dhe ndermjet te tjerave ka qen e internuar ne Kosove te Elbasanit
Bile eshte edhe Nip andej nga Zona Ime
Po ta them publikish more Flamur qe te paskan stervitur mire por jo gjithmon te Ecin
E ke felliq Kuksin
Turp .
Deshta te shtoj edhe dicka
Te besh Politike eshte nje Gje .
Dhe te hash mbas shpine eshte dicka tjeter”, shkruan demokrati.
Kujtim Çekani, ish i përndjekur/Lexo.al
Komente











Mul Noka te ha mbas shpine? Po a eshte Spiun i UDB-se Jogosllave. Kopil i Komunistit Berish Tritolit?Edhe magjari i Hasit asht ba ziliqr per te.
PërgjigjuKujtim mos u nxe me Mulin se nuk e ja nga e keqa por nuk i punon truni . E ka ba Sala minister vetem me pas emrin se punet i krynte vet ai . Muli asht viktim e mos kuptimit politik te PD .
PërgjigjuSa patetike hyjra e postimit, duket qe per ideologji eshte me komunist se komunistet. Se ç'hyjne komunistet (socialistet ne kete kontekst) ne derexhene e PD-se vetem keta te semuret e PD-se e dijne?! A po u rruhet socialisteve per Ibsenin apo per Mulin, Bashen a Berishen apo dhe demokracine brenda PD-se pervec faktit qe kush ka bere krime duhet te perfundoje ne burg?! As shkume nuk i vene, jo me t'u rruhet per ta, se i mundin me vota edhe pa bere fushate fare. Mjafton t'i nxjerresh elektoratit fotografine e dy fyellave te rinj ne krye te PD-LSI dhe ate te dy mamutheve te krimit qe qendrojne pas tyre, per te qendruar 15 vjet ne pushtet.
Përgjigju