Docenti i universitetit të njohur roman La Sapienza, Vincenzo Maria Mastronardi do të përballet me masa disiplinore pasi ka ftuar ish-kapitenin e anijes "Costa Concordia", Francesco Schettino që të japë një leksion para studentëve të një masteri për procedurat emergjente gjatë mbytjes së anijeve si edhe për menaxhimin e panikut që kap pasagjerët në të tilla raste rreziku. Dekani i universitetit, Luigi Frati, shprehu sot zemërimin për vendimin e profesorit për të ftuar kapitenin Francesco Schettino për të dhënë leksionin duke e quajtur atë një "zgjedhje e papërshtatshme dhe e padenjë", Ndërkohë, ministrja italiane e Arsimit, Stefania Giannini e quajti lajmin "shqetësues". Sipas së përditshmes "La Nazione" njoftohet se Schettino dha një leksion dy orësh të nivelit master në Shkencat Kriminologjike muajin e kaluar duke përfshirë referencat për menaxhimin e
panikut. Schettino është duke u gjykuar për vrasje, pasi shkaktoi mbytjen e anijes dhe braktisjen e saj gjatë 13 janarit të 2012-s. Në këtë aksident humbën jetën 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Ndërkohë, gjatë natës së 13 janarit, evakuimi nga anija u shoqërua me skena kaotike. Pikërisht pët këtë gjë ishte edhe leksioni i mbajtur nga Francesco Schettino./ ATSH/
/Shqiptarja.com