Ish-kapiteni i Partizanit
kandidat për deputet

Ish-kapiteni i Partizanit<br />kandidat për deputet
Partitë politike në Maqedoni kanë publikuar emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit. Në lista nuk mungojnë as emra të ish-sportistëve të njohur shqiptarë.
 
“Lëvizja Besa” kandidon për deputet ish-futbollisin e njohur, Ertan Demiri, i cili ka veshur edhe fanellën e legjendës së kuqe në futbollin shqiptar, Partizani, madje duke qenë kapiten i tij.
 
Në një intervistë me gazetarin Mensur Krasniqi, kandidati i 'Lëvizjes Besa,  Ertan Demiri tha se  gjasat për të fituar janë reale.
 
Si ndodhi që ju të kyçeni në politikë, gjegjësisht në Lëvizjen BESA, edhe atë si kandidat për deputet?
 
Edhe pse shumë vite kam qenë në sport dhe jashtë vendit, unë çdoherë shumë me kujdes dhe vëmendje të veçantë e kam përcjellë situatën e shqiptarëve në Maqedoni. Shpesh me shumë mërzi dhe brenga diskutonim me shokët që kanë mbaruar univerzitete prestigjioze si në vend ashtu edhe jashtë vendit për situatën e mjerushme në të cilën gjendemi ne shqipëtarët këtu në Maqedoni. Shyqyr Zotit në skenën politike dolën djemë si Zekerija Ibrahimi, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Zejd Rexhepi, Bekim Sali edhe plotë njerëz tjerë të mirë dhe me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale, ku unë pa u menduar fare telefonova Zekën dhe i thash që dua t’ju bashkangjitem juve sepse mendoj dhe besoj duke e njohur Zekën dhe familjen e tij më shumë se 30 vite, së bashku do bëjmë ndryshimin historik për ardhmërinë e shqiptarëve. Ndërsa nga ana tjetër fillimisht ndjehem krenar se jem pjesë e BESËS e pastaj si kandidat i propozuar për deputetë. Për të gjithë këto jam mirënjohës.
 
Sa do të kishte mundur Ertani të kontribuon për sportin shqiptar si politikan?
 
Mendoj se jam mjaft i kualifikuar dhe i aftë si dhe me përvojën shumëvjeçare në 4 shtete që kam jetuar dhe vepruar mund të ndryshoj shumë gjëra për sa i përket sportit, ekipeve shqiptare, sportistëve shqiptarë si dhe sipërfaqësimit të denjë dhe të merituar të shqiptarëve nëpër institucionet e ndryshme të sportit. Kjo nënkupton gjithkund të ketë shqiptarë profesionist të kualifikuar nëpër federata të ndryshme. Ata që më njohin e dinë që une nuk dorëzohem asnjëherë.
 
Cilat janë gjasat që Lëvizja BESA të fiton legjitimitetin e popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
 
Gjasat për të fituar janë më shumë se reale dhe shumë logjike. Duke marrë parasysh gjendjen kaotike në të cilën gjendemi mendoj dhe si reflektim i mllefit ndaj kësaj garniture politike të konsumuar populli dha përgjigje dhe mesazh shuuumë të qartë, edhe atë dy herë në protestat dhe së fundmi në konventën e mbajtur disa ditë më parë. InshAllah ia dalim të gjithë së bashku sepse unë dhe gjithë besatarët që i njoh i kanë hy kësaj pune me qëllim shumë të pastërt dhe të sinqertë. Dhe jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët besojnë në fitoren e Lëvizjes BESA dhe koalicionit me RDK-në.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve