Rreth katër orë ka zgjatur operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e një turisti holandez dhe dy fëmijëve të tij të mitur, të cilët mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special "Delta Forcë", pasi turisti kërkoi ndihmë duke njoftuar se kishte mbetur i bllokuar së bashku me dy fëmijët.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga shtetasi holandez se kishte mbetur i bllokuar së bashku me dy fëmijët e tij, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit. Pas rreth 4 orësh kërkime intensive, në kushte të errësirës dhe në një terren tepër të vështirë, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe evakuimin e tyre në mënyrë të sigurt. Pas nxjerrjes nga zona e rrezikshme, turisti dhe dy fëmijët e tij morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton Policia.
Turisti dhe dy fëmijët e tij morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore. Ai falënderoi shërbimet e Policisë së Shtetit për përkushtimin e treguar gjatë operacionit.
"Dua t'u them të gjithëve se sonte jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Policisë lokale, e cila na shpëtoi nga vendi ku kishim mbetur të bllokuar. Ishte një zonë shumë e rrezikshme, sidomos gjatë natës. Këta tre efektivë janë heronj", tha ai.

-
Nje super bravoooooooo efektivevev te policise.
Përgjigju










Komente
Komento