Ish- këshiltari i Bashkisë humbi jetën në SHBA nga koronavirusi/ Prefekti i Lezhës: Një zot e di sa do t'i mungosh familjes, s'mund të ishte fati yt ky

Ish- këshiltari i Bashkisë humbi jetën në SHBA nga koronavirusi/ Prefekti i Lezhës: Një zot e di sa do t'i mungosh familjes, s'mund të ishte fati yt ky

Gjokë Jaku

LEZHË- Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjokë Jaku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-këshilltarit bashkiak në Lezhë, Agron Vraja, i cili humbi jetën për shkak të COVID-19 në SHBA.

Me anë të mesazhit të ndjerë, ai e përshkruar Vrajën si një njeri të rrallë e model, që iku nga kjo botë mizorisht.

"Të qoftë dheu i lehtë Gon i dashur!

Një zot e di sa do t'i mungosh gruas, djalit e vajzës, nanë Ferides e babë Hidrit, motres së vetme Moza, do na mungosh gjithë jetën dhe ne tjerëve që u rritëm bashkë, ndamë gjithçka e perditë tash 50 vjet, ishe si një vëlla kaq i mirë, një model që rrallë në jetë mund t'kesh fatin ta kesh pranë!

S'mund të ishte fati jot ky, s'mund të jetë arsyeja e zotit kjo, por kur kjo botë mizore shtrin duart për ta sfiduar natyrën, asnjeri prej nesh nuk di më se sa jetë do kemi, ç'fat na pret!

U prehsh në paqe vlla i dashur, zoti vetëm t'a ruajtë familjen", shkruan Jaku.

Agron Vraja humbi jetën ditën e sotme. Ai nuk ia doli të fitonte betejën me koronavirusin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump