FIER - Dy ish-drejtues të lartë të drejtorisë arsimore të qarkut të Fierit dhe tre ish-punonjës të tjerë të këtij institucioni do të gjykohen për “shpërdorim” detyre pasi kanë kontraktuar një numër më të madh mësuesish nga sa është limiti i miratuar nga Ministria e Arsimit. Në kushtet e mbivendosjes në pozicionet e punës, këta zyrtarë e kanë pasar të pamundur të paguajnë rrogat.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier dërgoi sot për gjykim kërkesën ndaj 5 ish-zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale Arsimore të këtij qyteti.
1. Miranda BULLATI Ish-Drejtor, Drejtorisë Arsimore, Fier datl 1971
2. Ylli MALAJ Ish-Shef Kuadri, Drejtoria Arsimore, Fier, datl 1971
3. Tatjana FERKO Ish-Specialist, Drejtoria Arsimore, Fier, datl 1964
4. Suzana NAZËRAJ Ish-Specialist, Drejtoria Arsimore, Fier datl 1970
5. Eliza NAKO Ish-Specialist, Drejtoria Arsimore, Fier, datl 1957
Nga hetimi ka rezultuar se dy ish-drejtues të lartë dhe tre ish-punonjës të tjerë të këtij institucioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar një numër të madh mësuesish në listë-pagesa, në bazë të kontrata të rregullta, dhe nuk i kanë paguar. Po ashtu, rezulton se, me veprimet e tyre, këta zyrtarë kanë kontraktuar një numër më të madh mësuesish se sa ishte i limiti i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke krijuar mbivendosje në pozicionet e punës dhe rrjedhimisht edhe pamundësi të pagesave të rrogës
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO