Ish-kreu i Hipotekës Elbasan në
pranga, i mori pronat fshatarëve

ELBASAN - Ish- kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan dhe inxhinieri me juristen në këtë institucion janë arrestuar për shpërdorim detyre. Ish drejtuesi Altin Ago, inxhinieri Mentor Tola dhe juristja Alba Pajova akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkelur ligjin duke tjetërsuar pronat e banorëve të fshatit Muriqan në Elbasan, për t’ia dhënë dokumentet e falsifikuara të pronësisë një firme private me koncension.
 
Abuzimi është bërë në muajin shkurt të këtij viti kur dy punonjësit e Hipotkës dhe ish-drejtuesi i tyre kanë flasifikuar dokumentet zyrtare duke ja dhënë me koncension firmës private “Alba Treg” e cila ka fituar një koncension për shfytësimin e pyjeve në këtë zonë.
 
Në zgjedhjet parlamentare te vitit 2013, Altin Ago ka qenë kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit nën siglën e Partisë Socialiste.

Në listën shumëemërore të PS-së ai renditet i 13-i nga 16 kandidatë.
altin ago

Operacioni "Koncensioni"

Specialistët për krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Elbasanit finalizuan kështu operacionin e koduar “Koncensioni” duke arrestuar:
 
Altin Ago, vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë ish- drejtor i ZVRPP  Elbasan.
Mentor Tola,  vjeç 42, banues në Elbasan, me detyrë  inxhinier në  ZVRPP  Elbasan.
Alma Pajova, vjeç  40, banuese në Elbasan, me detyrë  juriste në ZVRPP Elbasan.
 

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumentave e kryer në bashkëpunim”

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq