Ish-kreu i ODIHR:E pamundur
të zbatohet votimi elektronik

Ish-kreu i ODIHR:E pamundur<br />të zbatohet votimi elektronik
TIRANE-Ish-shefja e ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve të 2013-ës deklaron se implementimi i votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e qershorit është i pamundur.

Sipas Cony McCormack është e pamjaftueshme koha që në disa muaj të bëhet ndërtimi i një sistemi elektronik dhe edukimi i votuesve. “Ka shumë vende që shpenzuan miliona USD për teknologjinë por nuk e zbatuan dot”- deklaron ish-shefja e ODIHR.

Diskutim me studentet
Conny McCormack shefja e misionit të ODIHR-it që monitoroi zgjedhjet e 2013-s rikthehet në Tiranë.  

Ajo shprehet kundër aplikimit të elektronikës në 18 qershor në kaq pak kohë të mbetur.

Deklaratat McCormack i bëri gjatë diskutimeve me studentët e Juridikut në kuadër të një tryeze të organizuar nga koalicioni i vëzhguesve vendorë.

“Është shumë e rëndësishme të ketë kohë të mjaftueshme të zbatosh një sistem të ri. Është e pamundur që të aplikosh një sistem të ri në pak muaj. Ka nevojë për shumë kohë për ta zhvilluar dhe të ndërmerret edukimi i votuesve për një sistem të ri votimi”.

Më shumë cilësia e teknologjisë për eksperten e zgjedhjeve, rëndësi ka besimi, që në politikën shqiptare pothuajse nuk ekziston.

“India dhe Brazili janë dy vende shumë të mëdha, që aplikojnë votimin dhe numërimin elektronik prej 10 vitesh. Ka edhe vende të tjera që kanë blerë pajisjet elektronike të votimit si për shembull Irlanda, të cilat kurrë nuk i kanë përdorur pasi shpenzuar qindra miliona dollarë, ose i kanë përdorur një herë dhe më pas vendosën të kthehen tek votimi tradicional i zgjedhësve. Në asnjë rast problem nuk ka qenë teknologjia, sepse të gjithë e dimë se nëse teknologjia bëhet siç duhet ajo do të funksionojë, dhe sigurisht që është më e saktë se sa të numërosh vota njëra pas tjetrës nga njerëzit. Por problemi tek këto vende që e kanë kthyer mbrapsht sistemin lidhej me dyshimin dhe mungesa e besimit”
 
Conny McCormack ishte në Shqipëri gjatë muajve të 2013-s kur KQZ negocionte me kompaninë spanjolle INDRA për aplikimin e teknologjisë së numërimit dhe identifikimit elektronik të zgjedhësve. Teknologji e cila nuk u zbatua kurrë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg