Kume ka thënë se duhet shumë punë për të arritur një administratë të depolitizuar, e kjo duhet të bëhet vetëm duke respektuar ligjin dhe parimet e demokracisë.
Më te Kume ka shpjeguar se administrata përfshirë KQZ nuk duhet të mbushet me militantë, jo njerëz të krimit por këta duhet të përballen me presionin e ligjit.
Intervista e plotë:
Ditët e fundit po diskutohet lidhur me zëvendësimin e kreut të KQZ, si e shikoni këtë ndryshim?
Unë jam i mendimit që të bëhen ndryshime, jo të përfshihen militantët në komisionet qendrore të zgjedhjeve, jo njerëz të krimit, të vihen nën presionin e ligjit. Duhet të angazhohen të gjitha palët politike, vetëm kështu mund të arrihet ndryshimi i parimeve për zgjedhjet.
Një administratë e ndërtuar sipas modelit të partive politike me militant i shkatërron administratat. Duhet të fillojmë nga procesi i depolitizimit, i shoqëruar me parime ligjore por edhe nën monitorimin e OSBE-së vetëm kështu mund të bëhet një hap cilësor.
Sapo vijë nga takimi me dy anëtarë të OSBE, ata u shprehën të gatshëm për të dhënë asistencën e tyre për të realizuar këtë projekt.
Do ti referohemi edhe këtij problemi, duhet ti kushtoj klasa politike vëmendje këtij problemi ndryshe nuk zgjidhjet.
KQZ ka qenë gjithmonë nën goditje politike, unë ngul këmbë se u veprua në këtë mënyrë sepse ishte në interes të tyre pa pyetur për ligjin në interes të tyre.Duhet balanca, për mua Klement Zguri nuk i përket asnjë partie politike, është futur në garë dhe fitoj, nuk ishte një zgjedhje politike kjo është arsyeja se pse duan ta heqin.
Ligji i Komisionit Zgjedhor thotë që nënkryetari i KQZ duhet të jetë nga opozita. Nuk është kuvendi i Shqipërisë që vendos të heq kryetarin e KQZ por kjo duhet të bëhet në mënyrë demokratike.
Nëse bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, atëherë nëse ky kryetar nuk vepron atëherë deputetët kanë të drejtën ta çojnë çështjen në gjykatë, jam dakord që ligji për dekriminalizimin prevalon edhe mbi KQZ-në.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com