Ish- kryetari i Bashkisë së Leskovikut Fatmir Guda ka deklaruar se është këcënuar mesditën e kësaj të mërkure nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.
Në një prononcim për Report Tv Guda ka konfirmuar kërcënimin dhe shprehet se aktualisht ndodhet në Komisariat ku po jep dëshminë e tij.
“Nëse mund t’i shpëtosh Prokurorisë, s’mund t’i shpëtoni plumbit. Ndaj, mos e hap shumë gojën” mësohet të jetë kërcënuar ish- kryetari të Bashkisë së Leskovikut.
Gjithashtu, Guda pretendon se ky nuk është kërcënimi i parë me jetë që ka marrë pasi edhe më herët në ditën e zgjedhjeve në Kolonjë, ai shprehet se është kërcënuar që të mbyll gojën pas hetimeve të prokurorisë.
Fatmir Guda ka bërë denoncimin dhe kërkon që të merret në mbrojtje nga policia.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com