Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tri vjet burgim të shtunën, nën akuzat për korrupsion, të cilat i mohon.
Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që i kishte fituar përmes shitjes së dhuratave shtetërore, raportoi televizioni shtetëror pakistanez më 5 gusht.
Khan nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Islamabadit kur u mor vendimi për dënimin e tij.Gjykatësi urdhëroi që Khan të arrestohet menjëherë. Avokati i tij, Intazar Hussain, tha për Reuters së ish-kryeministri është dërguar në paraburgim nga shtëpia e tij në Lahore.
Ekipi ligjor i Khan ka thënë se do të ankohet ndaj vendimit. Ndërsa, Khan i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht.
“Është e rëndësishme të përmendet se nuk na u dha asnjë mundësi t’i paraqesim dëshmitarët, e as kohë për t’i mbledhur argumentet tona”, tha një anëtar i ekipit të tij mbrojtës.
Ai po përballet me mbi 150 raste të cilat u ngritën kundër tij qëkur u rrëzua nga pushteti në prill të vitit 2022.Kjo është një goditje e re ndaj përpjekje të Khanit për t’u kthyer në pushtet.
Qëkur u rrëzua nga pushteti në një votim të mosbesimit në Parlament, Khan është përballur me raste ligjore vazhdimisht.
Ai akuzohet për korrupsion, terrorizëm dhe nxitje të dhunës gjatë protestave vdekjeprurëse në maj, në të cilat përkrahësit e tij i sulmuan pronat e Qeverisë dhe ushtrisë nëpër vend.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
15.9%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 352
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari
12 Mars, 11:45
-
‘Mëkati po i çon në burg’, shpërthen Dom Vlash Palaj: Politikanët jane shtresa më e ulët në vend (VIDEO)
10 Mars, 15:43
-
Korrupsion e fshehje e pasurisë, GJKKO dënon me 5 vite burgim Ilir Pashajn, ish-gjyqtari i Elbasanit përfiton nga gjykimi i shkurtuar! I konfiskohen edhe 2 prona (VENDIMI)
5 Mars, 16:20
-
SPAK sërish 'replikë' Ramës: 236 masa arrest me burg gjatë 2024, vetëm 5% prej tyre për korrupsion, 31% për krim të organizuar (TABELA)
24 Shkurt, 10:52
-
Transparency International: Kosova shënoi përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit
11 Shkurt, 15:58
-
FIFA me dorë 'të hekurt', pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat
8 Shkurt, 10:01
-
Edvin Prifti akuzohet se mori para për 7 ndërhyrje në zemër/ GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen për ish shefin e kirurgjisë në QSUT
4 Shkurt, 12:50
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17