Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka dhuruar jahtin e tij 'The Pelopina'. Duke marrë shkak nga kriza e refugjatëve vitin e fundit, Hernandez ka vendosur që 'The Pelopina' t’i dorëzohet organizatës jo fitimprurëse ‘ProActiva Open Arms’.
Kjo organizatë, muajin e kaluar ka nisur një mision,ku nëpërmjet anijes ‘ The Astral’ u vjen në ndihmë refugjatëve në brigjet e detit. Anija është shndërruar në një ambjent multifunksional e pajisur me mjekë dhe personel shpëtimi. Që nga fillimi i këtij projekti, janë shpëtuar më shumë se 3,000 refugjatë në brigjet e Libisë.
Ndërkohë 'The Pelopina' është e gjatë 9 m dhe 2.60 m e gjerë, e pajisur me një motor 325CV dhe mund të jetë një ndihmë shumë e madhe për refugjatët.

Momenti teksa Xavi firmos dokumentet për dhurimin e jahtit 'The Pelopina'
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com