Ish-ministri i Financave Bode sulm
FMN-së për ndihmën ndaj Shqipërisë

Ish-ministri i Financave Bode sulm<br />FMN-së për ndihmën ndaj Shqipërisë
TIRANE- Sipas Ridvan Bodes, në deklaratat dhe qendrimin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri është vënë re, nga opozita, një tentativë për të arritur një marrëveshje, të cilën ai e cilësoi si të dëmshme për interesat e vendit.

Ministri i Financave, i cili së bashku me kreun e qeverisë së tij, Sali Berisha, qendroi për tetë vjet në pushtet pa ndryshuar dikaster dhe nuk pranoi të rinovohej marrëveshja me Fondin, që e kishin nënshkruar të gjitha qeveritë paraardhëse, mendon se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Qeveria shqiptare janë përfshirë në një “kompromis të heshtur, për të transmetuar në publik situatën e një krize”, sipas tij jo reale.

"Për herë të parë, ministri i Financave dhe shefi i Misionit të Fondit janë në një unison, sepse secili kërkon të nxjerrë përfitimet maksimale të kësaj situate. Fondi është i interesuar për një marrëveshje dhe, për fat të keq, ministri i Financave deklaroi një ditë më parë, se është i interesuar ta rrisë borxhin publi,k për ta çuar në parametrat 70 apo 73 për qind" të prodhimit të Brendshëm Bruto, tha dje Bode, në një prononcim për median.

Ai deklaroi se kjo marrëveshje, sipas tij për interesa të ngushta, është e dëmshme për vendin dhe e çon ekonominë në drejtim të panjohur. "Sigurisht, tani secili ka interesin e tij dhe unë mendoj që një ditë më parë kanë dalë të dy me përfitim, por vendi merr një orientim dhe drejtim të papërcaktuar", tha Bode, duke shprehur pakënaqësinë e theksuar të ish-qeveritarëve për normalizimine e marrëdhënieve të mëparshme midis Tiranës dhe FMN-së.

Ish-kryefinancieri i djathtë listoi një sërë argumentash, që siç thotë, rrëzojnë pretendimet e Qeverisë dhe FMN-së për borxhin e prapambetur prej 55 miliardë lekësh, që shteti ka ndaj privatëve. "Ministri i Financave deklaroi publikisht se përbën borxh mospagimi i detyrimeve që institucionet buxhetore i krijojnë CEZ-it apo KESH-it, në pushtetin qendror dhe në pushtetin vendor në shuma marramendesë. Unë them që kjo nuk është korrekte”, tha ish-ministri.

Sipas Bodes, ka vetëm një zë ku qeveria ka detyrime të prapambetura, që është ai i investimeve publike, por shifra është shumë më e ulët nga pretendimi i FMN-së dhe ministrisë së Financave. "Kjo vlerë është 11 miliardë lekë. Edhe sikur të gjithë këtë ta fusin në borxh të fshehur, kjo do të thoshte më pak se 0.7 për qind deficit buxhetor, 0.7 për qind rritje të borxhit publik. Nga 62, po shkon në 63, por nuk mund të deklarohet 73 për qind", tha Bode.

Nga ana tjetër, ai tha se ndan të njëjtin shqetësim me FMN sa i përket objektivave të qeverisë së re. “Mund t’ju them se e shoh me realizëm deklaratën e FMN lidhur me faktin se dhe këtë vit ekonomia shqiptare do të performojë në një terren pozitiv, pra do të kemi një rritje ekonomike rreth 2%, shpresoj që kjo të jetë dhe më e madhe se nga deklarohet nga FMN. Së dyti jam me të njëjtin shqetësim me FMN që qeveria e re duhet sa më shpejt të qartësojë objektivat, instrumentat dhe programin e saj për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë së vendit dhe për të hedhur, për të krijuar atë bazë të domosdoshme që ekonomia shqiptare në momentin e fillimit të ringritjes së ekonomisë globale, të bëjë hapin e saj në ritmin që ka kapacitetet e saj të brendshme. Dhe kjo kërkon që qeveria të jetë e kujdesshme të mos kthehet në një barrë për ekonominë e vendit por si ndihmë për të”, tha ai.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë