Ish ministri socialist, Agron Duka
kandidat i PR-së në Durrës
Ish-ministri socialist në qeverisjen e Nanos dhe një ndër kandidatët e vendosur në listën e PS në mënyrë surprizuese ka kaluar në krahun e djathtë politike, teksa do të garojë në listën e aleatit më të ngushtë të Berishës, kreut të PR Fatmir Mediu.
TIRANE - Shumë supriza me listat e kandidatëve për deputetë. Ish-ministri socialist Agron Duka do të kandidojë në Durrës, nën siglën e PR. Pak ditë pasi u përfol për kandidimin e tij listat e PS, burime brenda koalicionit të djathtë konfirmojnë për gazetën kandidimin e Dukës në qarkun e Durrësit.
Kreu i PR, Fatmir Mediu konfirmoi për gazetën “Shqiptarja.com” se Duka është emri i zgjedhur i Partisë Republikane për Durrësin. Ndërkohë që formalitetet e fundit pritet të përfundojnë sot, pasi do të ketë një takim të radhës mes Mediut dhe Dukës, duke startuar në këtë mënyrë me këtë ndryshim të madh vetëm një ditë para skadimit të afatit zyrtar të dërgimit të emrave të kandidatëve për deputetë në
KQZ.
Me këtë emër të ri në lista, përplasja në qarkun e Durrësit pritet të jetë e ashpër duke pasur parasysh dhe kandidaturat potenciale që do të “zbarkojnë” kryesisht në qytetin brengdetar. Dihet që tek koalicioni i majtë, në krye të listës së kandidatëve për deputetë është Lefter Koka i LSI, ndërkohë që për PS është sekretari organizativ Blendi Klosi.
Ndërkohë që Agron Duka ka zgjedhur aleatin më të madh të Berishës, Fatmir Mediun për të siguruar një vend në Parlament dhe konfirmohet se ka marrë aprovimin e kreut të PR. Por, Duka, si ish-ministër i qeverisë ‘Nano” ka qenë një nga emrat më të akuzuar nga kreu i PD, Berisha.
Duka, biznesmen i njohur, është akuzuar shpesh nga Berisha se monopolizoi tregun në kohën që ishte ministër i Bujqësisë. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, njeriu që e “nxori” Dukën nga Kuvendi, ministri Olldashi përmendi pikërisht Agron Dukën kur tha se “flisni për vajin e sheqerin e harroni monopolistin, Agron Duka që për 8 vjet monopolizoi sheqerin e vajin".
Por mësohet se me këtë kalim që Duka po bën djathtas te aleati më i ngushtë dhe i palëkundur i Berishës, do t’i heqë kreut të mazhorancës tashmë dhe një element bazë në akuzat ndaj opozitës dhe Ramës, atë të “klanit të Zemunit”, madje dhe të “ngjalave” pasi dihen lidhjet miqësore që Duka ka në krahun tjetër, ku gjendet Lefter Koka që kryeson listën e LSI.
KREU PRFatmir Mediu konfirmoi për gazetën “Shqiptarja.com” se Duka është emri i zgjedhur i Partisë Republikane për Durrësin. Ndërkohë që formalitetet e fundit pritet të përfundojnë sot, pasi do të ketë një takim të radhës mes Mediut dhe Dukës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44