Jackie Green është një 19-vjeçare që duket mjaft e realizuar në jetë. Ajo ka qenë një nga finalistet në “Miss Anglia” dhe aktualisht është në një lidhje dashurie si dhe shpreson të bëhet modele.

Megjithatë Jackie ka rrëfyer për “DailyMail” se ajo nuk ka qenë femër në lindje por në moshën 16-vjeçare është shndërruar nga Jack në Jackie.

Ajo është shprehur se nuk është ndjerë asnjëherë mashkull e për këtë arsye vendosi të bënte operacionin që do ti ndryshonte gjininë.

“Unë duhet të kisha lindur femër, pasi jam ndjerë gjithmonë e tillë.

Nuk kam pasur kurrë një dyshim për gjininë time dhe pa operacionin, nuk e di se sa e tmerrshme do të kishte qenë jeta ime ndryshe”,-është shprehur Jackie.

Ndonëse Jackie shprehet e lumtur për rezultatin e arritur ka mjaft persona të tjerë, të cilët pas ndërrimit të gjinisë janë penduar.

(xh.k/shqiptarja.com)