Ish-modelja kanadeze që lufton ISIS:
'Janë ca derra të fëlliqur e frikacakë'

Ish-modelja kanadeze që lufton ISIS:<br />'Janë ca derra të fëlliqur e frikacakë'
Luftëtarët e ISIS kanë arritur të shfaqen më të mëdhenj në numër dhe më të frikshëm se ç’janë realisht, falë medias sociale. Në të vërtetë ata janë “qyqarë, frikacakë dhe derra që zvarriten”. Rrëfimi bëhet nga një luftëtare e pazakontë që i është bashkuar luftës kundër ISIS në Siri.

Ajo është Hanna Bohman, një ish modele kanadeze që prej gati një viti i është bashkuar grupeve nacionaliste kurde që luftojnë Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

modelja me isis
 
46-vjeçarja e njohur me pseudonimin “Tiger Sun”, (Tigri i diellit) tregon për “Daily Mail" se si u frymëzua për të luftuar ndërsa shihte një video propaganduese të ISIS ku shfaqej një vajzë kanadeze e cila kishte shkuar të luftonte përkrah xhihadistëve. Bohman thotë se është aspak e impresionuar nga luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët i quan një zhgënjim të madh.
 
“Nuk janë aq të shumtë në numër sa ç’duket. Janë thjeshtë një tufë derrash të fëlliqur që zvarriten dhe ia mbathin nga beteja në shenjën e parë të rezistencës. Realisht s’janë më shumë se një gjemb në këmbë”-thotë Bohman.


 
Sipas saj pjesa më e madhe e luftëtarëve me eksperiencë janë pozicionuar në Mosul dhe në Raka dhe aty pritet të jenë dhe luftimet më të mëdha. Pasi morri veten nga një aksident thuajse fatal me motor vitin e kaluar, ish-modelja e cila nuk kishte asnjë eksperiencë luftarake, u largua nga Vankuveri për në Irak ku ju bashkëngjit batalionit të grave që luftojnë me forcën nacionaliste kurde. 

modelja me isis

Bohman rrëfen se ishte tepër e lehtë t'i bashkëngjitej forcave kurde. Me të mbërritur në Irak, u vendos në një shtëpi për disa ditë përpara se të merrte anijen përgjatë lumit Tigër drejt Sirisë. Aty u trajnua për disa javë dhe u dërgua të luftojë në njësinë e parë, ku Bohman nuk pa shumë aksion. Kanadezja tregon se roli i saj ishte vëzhgimi i territorit dhe i vetmi kërcënim ishte një sulm kamikaze. Pak muaj më vonë u transferua në një tjetër njësi ku nisi të luftonte që në ditët e para.
 
“Aty qëllova për herë të parë me snajper”, - thotë ajo.

modelja me isis
 
Ndërsa luftimet më intensive Bohman i përjetoi me njësinë e tretë ku e caktuan, një brigadë e vogël me 6 perëndimorë ku ajo është e vetmja grua. Ndryshe nga sa besohet, jeta në Siri, -thotë Bohman, nuk është vetëm luftë. Rreth 95 % të kohës ajo e kalon duke ngrënë, fjetur, pastruar apo duke u socializuar me sirianët.
 
Nuk është aspak ashtu sic mendojnë njerëzit. Nuk jemi aspak të mbërthyer në një betejë jetë a vdekje mes plumbave apo predhave”-shpjegon luftëtarja.
 
Sipas Bohman, një tjetër keqperceptim është se lufta e vërtetë nuk kundër ISIS.
 
Armiku i vërtet është ai për të cilin ata punojnë, presidenti turk Erdogan që kërkon ta shndërrojë Turqinë në një diktaturë ndërsa po përpiqet të vrasë të gjithë kurdët", - thotë ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship