Ish-nëpunësit 6 ditë grevë urie
Pas spitalit, sërish në çadra!

TIRANE – Greva e urisë e ish-nëpunësve të shkarkuar nga administrata publike, vijon në ditën e gjashtë në çadrat e ngritura përbri Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës, me kërkesën e njëjtë: Për t’u rikthyer në punë.

Në orën 22:42 ka dalë sonte nga greva e urisë Sokol Ukperaj dhe është rikthyer Leonard Strazimiri, pas marrjes së serumit.

Të larguarit nga administrata janë vizituar mbrëmjen e sotme në orën 21:50 nga kreu demokrat Lulzim Basha dhe disa deputetë si Eduad Halimi, Myqerem Tafaj etj.

Ndërsa ikjet dhe rikthimet në grevë kanë qenë të shpeshta për shkak të ndërlikimeve shëndetësore, rreth orës 20:10 grevisti Leonard Strazimiri ka shfaqur probleme shëndetësore edhe është dërguar me ambulancë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor.

Po kështu rreth orës 10:20 është dërguar në spital kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, pasi pati luhatje tensioni, dhe pas y orësh është rikthyer sërish. Po sot rreth orës 9 të mëngjesit është larguar edhe ish-polici i Komisariatit të Kurbinit, Tonin Kolthi pasi ka shfaqur probleme me stomakun dhe është rikthyer sërish.Gjatë mesnatës është dërguar në spital Petrit Fejzullaj ndërsa pas marrjes së ndihmës mjekësore është i është ribashkuar grevës. Në fakt disa nga ish-nëpunësit kanë dalë nga geva për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, dhe i janë bashkuar sërish grevësh pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.
 
Aktualisht në grevën e urisë janë 13 ish-nëpunës, ndërsa janë larguar përfundimisht 4 prej tyre. Mimoza Boçari, ish mjeke, ishte e para që la përfundimisht grevën e urisë më 22 Maj duke hedhur akuza se është e politizuar nga Partia Demokratike. Më tej la gevën ish punonjësja sociale në Ndërmarrjen e Konvikteve, Gladiola Bardhoshi më 23 Maj, ndërsa Ludovik Berisha, ish-zjarrëfikës, Mehmet Cenmurati, ish gardist, dhe Tonin Kolthi ish polic, kanë lënë grevën pas ndërlikimeve shëndetësore, por mbetet për tu diskutuar rikthimi ose jo në grevë, pasi nuk është rasti i parë që kanë lënë grevën dhe janë kthyer sërish.
  
Grupi mjekësor për mbarëvajtjen e grevës kryen kontrolle vazhdimisht ndaj grevistëve, të cilët ndodhen në ditën e gjashtë të grevës, thuajse një javë pa ushqim. 

Lideri demokrat Lulzim Basha vizitoi grevistët edhe gjatë ditës së djeshme ku akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjës për situatën e krijuar pas largimeve nga puna në administratë, dhe për gjendjen e grevistëve. Ai tha se qeveria nuk ka reaguar ndaj grevistëve, “duke shmangur kështu përgjegjësitë”.

ORA 17:15 VERA PICAKU: VENDIN E PUNËS E KAM FITUAR ME KONKURS
"Vij nga një familje e persekutuar, gjithashtu jam përfshirë në lëvizjet studentore.  Në 2006 kam nisur punë, prej tre vitesh kam qenë në AKU, vend të cilin e kam fituar me konkurs.Jam larguar nga puna gjasme kam shkelur ligjin në punë. E kam çuar në gjyq çështjen, tani ka kaluar në apel. Pas largimit nga puna kam kaluar në depresion, krijimin e shoqatës e pashë si një zgjidhje. Jam demokrate e deklaruar, ndoshta ky është edhe shkaku që jam larguar nga puna. Dua që të mos ndodhë më që pas çdo ardhje në pushtet si nga njëra apo edhe tjetra palë të largohen njerëz nga puna. Nuk kemi parë zgjidhje tjetër përveçse grevës, Kryeministri është i papërgjegjshëm. Është forca e fëmijëve tanë që na bën të luftojmë një kauzë të drejtë. Në spital po shkojmë dhe marrim atë mjekim që lejon greva. Jam e diplomuar me master, gjuhë të huaj dhe me specializime. Po shohim që po ringrihen bustet dhe mitet ndaj të cilave ne u ngritëm para 24 viteve. "

QAFZEZI DHE TONIN KOLTHI I RIKTHEHEN GREVES SE URISE
ORA 12:30
I janë rikthyer grevës së urisë kryetarja e Shoqatës së Larguarve nga Administrata, Nertila Qafzezi dhe ish-inspektori i komisariatit të Kurbinit, Tonin Kolthi të cilët lanë çadrat  dhe u transportuan drejt spitalit pasi shfaqën probleme me shëndetin. 

KALAJA:I MBËSHTESIM,KJO ËSHTË NUK ËSHTË NJË GREVË POLITIKE
 “Mos ardhja e përfaqësuesve të qeverisë për të takuar grevistet tregon se në Shqipëri nuk ka demokraci, por ka nisur të instalohet komunizmi. Këta kanë hyrë në grevë për rikthimin e tyre në vendin e punës, kaq kërkojnë këta dhe të gjithë dalin nga greva, kaq ka detyrim shteti shqiptar për ta bërë”, -tha kreu i BSPSH-së, Gëzim Kalaja

petrit fejzullaj
(Në foto, Petrit Fejzullaj, gjatë momentin kur humbi ndjenjat në ditën e 4 të grevës së urisë, më 24 Maj)
 
DERGOHET NE SPITAL KRYETARJA E GREVES, NERTILA QAFZEZI
Ora 10:20 është dërguar në spital kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, pasi pati luhatje tensioni.

Grevistja Qafzeza me logo
(Në foto: Nertila Qafzezi duke u transportuar me ambulancë drejt spitalit) Foto të tjera

LARGOHET NGA GREVA ISH POLICI I KURBINIT, KOLTHI PROBLEME ME STOMAKUN
ORA 08:55 Një tjetër i shkarkuar nga puna ka lënë grevën e urisë mëngjesin e sotëm. Tonin Kolthi  ish inspektor në komisariatin e Kurbinit është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore pasi gjendja e tij shëndetësore është rëndëuar. Ai ka shfaqur shqetësime me stomakun. 

Kolthi u shkarkua nga detyra pasi kur është futur në radhët e policisë në vitin 2005, pas rikthimit në pushtet të PD-së, nuk ishin plotësuar kriteret ligjore. SIpas Policisë Kolthi nuk ka pasur as arsimin e mesëm

Grevisti i larguar me logo
(Në foto, Tonin Kolthi duke u transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore) Foto të tjera


ISH-NEPUNESIT QE KANE LENE GREVEN
1. Mimoza Boçari - Ka qenë mjeke, doli më 22 Maj
2. Gladiola Bardhoshi – Ish punonjëse sociale te ndërmarrja e konvikteve, la grevën më 23 Maj
3. Ludovik Berisha – Ish- zjarrëfikës në Berat , la grevën mbrëmjen e 23 Majit, u rikthye, e la sërish grevën mëngjesin e 24 Majit, u rikthye dhe la sërish grevën në orën 19:05 të 24 Majit
4. Mehmet Cenmurati – Ish gardist, ka dalë nga greva dy here, më 25 Maj s’është rikthyer më


ISH-NEPUNESIT QE JANE NE GREVE
1. Nertila Qafzezi - Kryetara e shoqatës së të larguarve nga administrate, ish-specialist në Zyrën Rajonale të Punësimit Tiranë, lagrevën mëngjesin e  26 Majit
2. Artan Murrizi – Ish-inspektori i Prokurorisë tek Ministria e Drejtësisë,
3. Olgerta Shkurti – Ish specialsitye në Zyra e Punës Rajonale Tiranë,  
4. Vera Picaku - Ish inspektore tek AKU
5. Hastit Likaj – Ish mirëmbajtës tek Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor, ka dalë nga gerva më 25 Maj dhe është rikthyer sërrish
6. Agron Dervishi - Sigurimet Shoqërore Gjirokastër
7. Prek Vukaj – Ish punëtor gjelbërimi tek konviktet e Inxhinierisë të Ndërtimit
8. Edmond Idrizi – Ish kryeinspektor në burgun  302
9. Sokol Ukperaj - Sigurimet Shoqërore Has
10. Leonard Strazimiri - Shërbimi Social Shtetëror
11. Mahir Reçi - Punëtor tek Ndërmarrja e Konvikteve
12. Tonin Kolthi - Ish inspektor tek komisariati i Kurbinit, la grevën mëngjesin e 26 Majit, u rikthye sërish
13. Petrit Fejzullaj – Ish financier i lartë tek Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, drejtoria e Tiranës, la grevën më 24 Maj dhe u rikthye pasi mori mjekim, la gevën më 26 Maj, shfaqi shenja dobësie pas mensate dhe u rikthye sërish mëgnjesin e 26 Majit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës