“Ne jemi prej 14 ditsh në greve dhe masakra në administratë vazhdon. Ndërsa ne presim të dialogojmë, vazhdojnë largimet. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit që të respektojë ligjet, vendimet e gjykatave. Bisedoni me grevistët, bëhuni i përgjegjësh dhe human zoti kryeministër, gjendja e grevistëve është e rënduar. Ne nuk e bëjmë këtë sakrificë për vetën tonë, por për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Qafzesi.
Ndërkohë dhe 28 zjarrfikës të Kukësit, të larguar nga puna janë solidarizuar me grevistët.
(Në Foto: Zjarrfikësit e larguar që mbështetën grevën dhe kauzën e ish-nëpunësve)
GERVA E URISE DHE ZHVILLIMET NGA NISJA E SAJ
Që prej nisjes së grevës situata është karakterizuar me përplasje me policinë, sa i përket lejes për grevë dhe ngritjen e çadrave në lulishten e Piramidës. E nga ai moment grevistët, kryesisht anëtarë të Shoqatës së të Larguarve nga administrata dhe ish-policië, janë larguar e janë rikthyer në shumë raste në çadra. Daljet nga çadrat kanë ndodhur për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, ndërsa pas marrjes së ndihmës në spital, grevistët i janë rikthyer sërish kauzës së tyre. Janë dy cadra të cilat janë ngritur përbri kryeminsitrisë, ndërsa pranë tyre ndodhet e stacionuar një ambulancë për cdo rast emergjence dhe ndërlikimi të shëndetit.
Prej nisjes së saj greva u karakterizua nga nota të forta politike për shkak të mbështetjet që Partia Demokratike i dha kësaj greve.
Të shkarkuarit nga administrata shtetërore vazhdimisht janë vizituar nga ish-kryeministri Berisha, lideri demokrat Lulzim Basha, deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa edhe në ditën e 14 qytetarë kureshtarë ndalojnë të shohin zhvillimin e kësaj greve.
Qëndrimi i qeverisë është shprehur si nga kryeministri Rama edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, të cilët kanë deklaruar se kauza e tyre nuk qëndron, pasi largimet e tyre nga puna kanë ndodhur ndër të tjera, për shkak se nuk kanë arsimin përkatës dhe kanë rezultuar me shkelje. Vetë drejtuesja e grevës, njëherësh kryetare e Shoqatës së të larguarve nga administrate, Nertila Qafzezi, rezulton me 5 paralajmërime për shkelje të etikës në punë në kohën e Partisë Demokratike.
Por veç këtyre zhvillimeve, greva e urisë ka hedhur hije të forta dyshimi mbi faktin nëse ish-nëpunësit po qëndrojnë realisht pa ushqim. Ishte konflikti i krijuar me disa të larguar të Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha, çka nxorri në pak “forcën” e grevistëve. Tentativa e tyre për t’u bashkuar në çadra bashkë me të larguarit e tjerë, është pritur me shkelma e shkulje flokësh nga drejtuesja e grevës, Nertila Qafzezi, e cila në 10 ditë grevë urie, “përballi” dhe forcat e policisë, për të goditur një prej të larguarave të Bashës.
Paralelisht me këtë grevë, zhvillohet dhe ajo e ish-të përndjekurve politikë, e dyta e kësaj kategorie të shoqërisë, pas asaj të tetorit të 2012-ës. Ata janë vendosur prej 6 ditësh në dy çadra të instaluara përbri Parlamentit dhe pranë godinës të Institutit të ish-të burgosurve politikë, ku përmes kësaj greve, ndër të tjera, kërkojnë dëshmëpërblimin brenda dy viteve të qeverisjes Rama, për vitet e burgut në kohën e regjimit komunist.
Redaksia Online
(Greta Malaj/ Shqiptarja.com)