‘Vitet e fundit Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, turizmi shqiptar është bërë diçka globale’, kështu është shprehur Marko Kepi, presidenti i ‘Rrënjëve Shqiptare’.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Kepi u shpreh se shumë amerikan po investojnë në Shqipëri dhe duan që të vizitojnë vendin tonë.
‘Shqipëria para 5 viteve nuk ka pasur një vëmendje ose një pëlqim kaq të madh sa e ka sot. Sidomos këto 3 ose 4 vitet e fundit turizmi shqiptar është bërë diçka globale dhe shumë amerikanë mërzi presin që të vijnë që ta vizitojë. Njoh edhe amerikan që kanë blerë edhe shtëpi dhe unë shpresoj sa më shumë të shtohet ky imazh, sepse Shqipëria ke nevojë për investime sidomos nga amerikanë’, tha ai.
Teksa u pyet lidhur me votën e diasporës, ai u shpreh se ka pasur kontakte nga parti të ndryshme që bëjnë fushatë në SHBA. Sipas tij, duhen kandidatë që duan të përfaqësojnë diasporën dhe jo partinë e tyre.
‘Kemi pasur kontakte nga disa persona nga parti të ndryshme që duan që të bëjnë fushatë në Amerikë për kandidatët e tyre dhe s’jemi marr me politikë sepse ne e shohim si përçarje. Ne duam që kandidatët që kandidojnë për votën e diasporës të jenë pa parti dhe vërtetë do të përfaqësojnë diasporën pa dallime ngjyrash, pra të luftojnë për diasporën jo për partitë e tyre’, tha ai.
Kepi tha se është bërë pjesë e Partisë Republikane për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë në Amerikë.
‘Unë jam pjesë e Partisë Republikane, kam kandiduar dhe qëllimi im ishte që të fitonim një garë në politikë që ta përdornim atë post që sa më shumë të ndihmonin komunitetin shqiptar. Unë jam akoma i angazhuar edhe në ushtrinë amerikane’, tha ai.