Ish-peshëngritësi Pirro Dhima
braktis Greqinë, punë në SHBA

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima<br />braktis Greqinë, punë në SHBA
Pirro Dhima, i cili vitet e fundit është aktivizuar në politikë si deputeti i PASOK, duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish pasionit të tij.
 
I konsideruar si një nga peshëngritësit më të mirë të gjitha kohërave në botë, pasi ka arritur të fitojë tri medalje ari dhe një bronzi (kjo për shkak të dëmtimit të mori në këmbë gjatë garës) dhe tri herë kampion botë, Dhima pritet të shërbejë si drejtor teknik i federatës amerikane të peshëngritjes.
 
Këtë detyrë Dhima do të punojë për përgatitjen e peshëngritësve amerikanë për lojërat e ardhshme olimpike.
 
Jam i kënaqur që kemi në ekip Pirron, një nga personalitetet më të respektuara në botë në fushën e peshëngritjes. Jo vetëm për arritjet e tij, por edhe për kontributin në sport në përgjithësi. Besoj se Pirro do të na japë një shtysë në pjesën teknike për të na bërë një fuqi në këtë fushë”, u shpreh Presidenti i Federatës amerikane të Peshëngritjes, Phil Andrews gjatë urimit të mirëseardhjes.
 
Vetë 44­vjeçari Pirro Dhima shprehet se është i lumtur që do të bashkëpunojë me federatën amerikane të peshëngritjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës