Ish-polici grek vrasësi me pagesë
i Kasmit,4 në pranga/Emrat+VD

Ish-polici grek vrasësi me pagesë<br />i Kasmit,4 në pranga/Emrat+VD<br /><br>
TIRANE-Policia ka zbardhur vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet duke arrestuar vrasësin dhe bashkëpunëtorët, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori. Ish-oficeri i Forcave Speciale greke Efthymiou Efthymious 42-vjeç është autori i vrasjes, të arrestuar për bashkëpunim janë; Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.

 

 

 

 

 

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Gjermani për trafik droge.

Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Efthymiou Efthymious ka vrarë Devi Kasmin. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes” deklaron policia.

[gallery]25461[/gallery]

Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Në kërkim
(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë

autori vrasjes devi kasmi
Autori i vrasjes shtetasi grek Efthymiou Efthymious


VIDEO/Arrestimi i (Altin) Aurel Hoxhallarit në 2015 per atentatin ndaj Pajtim Serjanit

Deklarata e plotë
Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

· Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

· Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

· Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

· Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.


Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

- 4 armë automatikë

- 2 snajper

- 4 pushkë automatike

- 1 armë antitank me 2 predha

- 1 bombë me telekomandim në distancë

- sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

- 4 radio marrëse

- 1 dron

- 110 kg kanabis

- 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë