Ish prefektja e Fierit shkon në SPAK! Në hetim se manipuloi 2 tendera, favorizoi firmën fituese në 32 prokurime! Balilaj: Çfarë problemi ka?!

Tirane- Rajmonda Balilaj, ish prefektja e qarkut Fier u paraqit sot (18 mars) në SPAK për tu njohur me masën e sigurisë ‘pezullim nga detyra’ pasi akuzohet se gjatë kohës që ka qenë në postin e kryetares së bashkisë së Patosit ka abuzuar me tenderat.

Ndërkohë më 13 mars 2024 qeveria firmosi shkarkimin e Balilajt nga detyra.

Sipas SPAK në dy raste Balilaj paracaktoi kompaninë "Genti 001'  fituese para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos

Pasi doli sot nga SPAK para gazetarëve Balilaj u përpoq të lehtësonte pozitën duke thënë se bëhej fjalë për tendera për blerje bazash materiale dhe se nuk e mbante mend se sa herë kjo kompani kishte fituar.

“Nuk i kam numëruar edhe nëse është, çfarë problemi ka?! Janë blerje bazash materiale” (qesh)

U shpreh se nuk e kishte parë dosjen dhe do të reagonte pasi të kishte studiuar materialin

Akuzave të SPAK për shkelje të barazisë në tendera Balilaj tha: Dokumentet e vërtetojnë. Nuk ka arsye pse do të ketë pabarazi në tendera”

Balilaj pranon se është thirrur dhe më parë për tu marrë në pyetje si person në hetim dhe se në momentin që u vendos masa ndaj sajnuk ishte në Shqipëri’ kjo dhe ishte arsyeja pse nuk u paraqit javën e kaluar në GJKKO.

Më tej u shpreh se nuk ishte dakord me masën e sigurisë pezullim nga detyra por u shpreh e bindur se koha do sqarojë çdo gjë.

"Sigurisht më vjen keq e nuk jam dakord por gjithsesi do të vërtetohet gjithçka’ tha ajo.

Më herët Gjykata e Posaçme u ka kryer verifikimin e masës së sigurisëa për ish-vartësit e saj, 3 të pezulluar nga detyra dhe 3 të tjerë me masa sigurie detyrim paraqitje.

Balilaj nuk ishte paraqitur në seancën e GJKKO-së më 13 mars pasi u deklarua ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dosja
Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor. Një tender për ndërtim emergjent një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, me fond 6.7 mln lekë dhe tenderi për ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, me fond 8 mln leke. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb