Ish-presidenti Barack Obama
së shpejti me një libër të ri në treg

Ish-presidenti Barack Obama<br />së shpejti me një libër të ri në treg
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë firmosur një marrëveshje për publikimin e dy librave me shtëpinë e botimeve “Penguin Random House”.

Kompania ka marrë të drejtat e botimit në të gjithë botën, të dy librave të shkruar nga ish-presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle”, deklaroi kompania, e cila nuk zbulojë detaje të tjera rreth librit.

Ndërkohë, sipas BBC, marrëveshja e arritur mes çiftit Obama dhe shtëpisë botuese mendohet të vlejë disa dhjetëra milionë dollarë.

Me fjalët dhe udhëheqjen e tyre ata ndryshuan botën dhe kjo është ajo që ne kërkojmë të bëjmë përditë me botimin e librave në këtë kompani”, u shpreh CEO i “Penguin
Random House” Markus Dohle, i cili shtoi se në bazë të marrëveshjes, ish-çifti presidencial do të shkruaj nga një libër secili.

Shkrimi i librave nuk është diçka e re për Barack dhe Michelle Obama, pasi të dy kanë publikuar libra më parë.

Ish-presidenti Obama është autori i librit “Dreams from My Father” (Ëndrra nga Im Atë) dhe “The Audacity of Hope” (Guximi i Shpresës), të dy bestseller.

Nga ana tjetër, ish-Zonja e parë e Amerikës, Michelle, është autore e “American Grown”, një libër që flet për ushqimin dhe kopshtarinë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla