Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, tashmë në moshën 88 vjeçare ka qënë i ftuar në “Pasdite në Top Chanel”, së bashku me vajzën e tij Mirelën ku edhe ka folur për anën e tij personale, të cilën nuk e kemi njohur.
/Shqiptarja.com
Mes të tjerash Moisiu ka folur për jetën familjare, marrëdhënien brenda familjes së tij dhe për njohjen me bashkëshorten e tij, e cila nuk jeton më.
“Ka qenë 28 nëntor i vitit 1950. Ajo ishte nxënëse në shkollën e fiskulturës. Jemi njohur në një mbrëmje vallëzimi. Unë isha 21-22 vjeç dhe ajo 15 vjeç. E mbajtëm njohjen tonë, megjithëse unë e kisha ndarë mendjen të vazhdoja Akademinë Ushtarake, ta mbaroja komplet formimin tim ushtarak”, u shpreh ish-presidenti Moisiu.
A.Gj/Shqiptarja.com












